Mediet në Serbi kanë vënë në shënjestër të sulmeve nënkryetarin e Partisë Popullore të Serbisë që drejtohet nga Vuk Jeremiç, se me deklaratat e fundit ka dëshmuar sa urren popullin serb, në të vërtetë nënkryetari i kësaj partie Sinisha Kovaçeviç citohet të ketë deklaruar duke ju drejtuar serbëve se “ Jeni pjesë e popullit që vjedh foshnje, mashtroni edhe gënjeni”.
Gazeta “Objektiv” ka publikuar një artikull ku thuhet se Sinisha Kovaçeviç nënkryetar i partisë së Jeremiçit në rrjetin social Tviter ka postuar qëndrimin që ai dhe bashkë-partiaku i tij mendojnë me të vërtetë për popullin serb, transmeton “Bota Sot”.
Kështu Kovaçeviç konsideron se “serbët vjedhin, bile vjedhin edhe foshnje, se janë të prirur për mashtrime, urrejtje, duke treguar sa vërtetë urren serbët, kur ju drejtua se “Ju jeni pjesë e popullit që vjedh foshnje, mashtron edhe gënjen”, shkruan “Objektiv”.
Kjo deklaratë e publikuar në Tviter, ka zgjuar reagime të shumta dhe komente të ndryshme nga qytetarë serb!
“Ju jeni pjesë e popullit që votoi për SNS, që vjedh edhe shet foshnje, popull që di të vardiset, të mashtrojë, urrej, vjedh, gënjej, përçaj të secilit lloj dhe popull që vret udhëheqësit e vetë. Edhe të popullit të Karagjorgjes, Teslës, Dositej, Milunke Saviç, Boshko Buha – andaj zgjidhni” ka shkruar ai.
Ky publikim i Kovaçeviç që cilësohet i turpshëm nga disa medie serbe, ka nxitur një mori të komenteve negative në rrjetin social Tviter.