Sindromi i Uendit: Sindromi kur ne harrojmë veten tonë, ndërkohë që ndihmojmë të tjerët

min lexim

E njihni sindromin e Uendit? Flasim për një gjendje të veçantë, në të cilën gjendet një femër, e cila ndjen nevojën për t’i ndihmuar të tjerët, ndërkohë që harron veten e saj. Ky sindrom prek shumë femra, por qëato shpesh nuk e kuptojnë kur preken prej tij. 

Të gjithë ne e njohim Uendin, protagonisten femër në filmin vizatimor  “Peter Pan”, e cila kujdeset për Peter Panin, protagonistin mashkull që nuk donte të rritej dhe të mbante përgjegjësitë që i takonin. Këtëgjë ai e arrinte me Uendin, emri i së cilës është pëdorur për të emëruar këtë sindrom. 

Personat që vuajnë nga ky sindrom, ndiejnë një nevojë të fortë për t’u kujdesur për të tjerët. Këtë gjë e bëjnë jo sepse ia kërkon dikush, apo se ia imponon jeta, por thjesht sepse e ndiejnë të nevojshme. Këta persona përkushtohen aq shumë ndaj të tjerëve, sa që shpesh harrojnë edhe veten e tyre, lumturinë, dëshirat, ëndrrat, objektivat dhe jetën e tyre në përgjithësi. Sepse për ta, nevojat e të tjerëve janë më tërëndësishme se sa vetë ata. Madje duan ta bëjnë këtë gjë, pasi e shohin si një mënyrë për të treguar dashuri dhe mirësi. Femrat që vuajnë prej këtij sindromi, shpesh dashurohen me meshkuj që vuajnë nga sindromi i Peter Pan. Këta janë meshkuj që nuk duan të rriten, nuk duan të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre. Janë mëshkuj të papjekur. 

Dashuria është e bukur në momentin që na lejon të jemi vetvetja në një çift. Ndaj, për të qenë vetvetja, nuk duhet kurrsesi të harrojmë veten tonë për të tjerët. Një dashuri e vërtetë është ajo që na mundëson tëjemi të lumtur, jo që na zbeh totalisht në përpjekje për të ndihmuar personin tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sportistja italiane do të garojë për flamurin kuqezi

Story i radhës

Çanak: Rusia e Vladmir Putinit e njëjta me qeverisjen e Hitlerit

Të fundit nga