Simone Inzaghi testohet pozitiv me Covid-19

January 24, 2022
1 minut lexim

Interi ka lajmëruar që trajneri Simone Inzaghi është testuar pozitiv me Covid në fillim të ditës së sotme 

Trajneri 45 vjeçar italian është në vet-izolim në shtëpinë e tij duke ndjekur procedurat shëndetësore për shërim nga virusi. Ai shpreson që të shërohet në kohë për ndeshjen e parë të Zikaltërve pas ndeshjeve të kombëtarëve kundër Milanit më 6 shkurt. 

Kanë mbetur vetëm 12 ditë deri në ndeshjen më të rëndësishme të njohur si “derby della Madonnina”, kështu që ai ka mundësi të testohet negativ deri në kohë të ndeshjes. 

Edhe nëse trajneri italian testohet pozitiv para derbit, ai do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm me stafin e tij gjatë ndeshjes, një gjë që e kemi parë të shumica e trajnerëve që janë testuar pozitiv. 

Varianti Omicron përsëri ka shpërthyer në futbollin italian, duke detyruar një numër lojtarësh për vet-izolin dhe masa qeveritare që kanë limituar numrin e tifozëve brenda stadiumeve në vetëm 5000 sosh. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ilir Meta dënon sulmin ndaj Armand Dukës, e quan akt terrorist

Story i radhës

Ministri Osmani flet për mbledhjen e përbashkët qeveritare me Bullgarinë

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë