Sot, në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu – Kaçanik, u prezantua Raporti Vjetor i Punës për periudhën 2023–2025. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policia e Kosovës, përfshirë Drejtorin e Departamenti për Kufi, z. Fehmi Xhata, si dhe Drejtorin për Operacione, z. Blerim Rama.
Raporti u prezantua nga Drejtori i DRPK Jugu, Nënkolonel Rexhep Sijarina, i cili theksoi ngarkesën e lartë operative, sfidat strukturore dhe rezultatet konkrete në sigurinë kufitare gjatë kësaj periudhe. Në fjalën e tij, Drejtori Fehmi Xhata u ndal te arritjet e përgjithshme të Departamentit për Kufi dhe sfidat aktuale, duke informuar gjithashtu për vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm për krijimin e një drejtorie të re rajonale dhe ndarjen territoriale në katër drejtori kufitare, nga sa ishin më parë tri.
Ai sqaroi se një pjesë e zonës së përgjegjësisë së DRPK Jugu do të kalojë nën menaxhimin e një drejtorie tjetër rajonale, pa ndikuar në angazhimin operacional dhe cilësinë e punës së stacioneve kufitare që do të menaxhohen nga Drejtoria Kufitare Lindje (ish Veriu). Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e patrullimeve intensive, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përdorimit të inteligjencës policore në parandalimin e veprimtarive ilegale dhe rritjen e sigurisë kufitare.
Burimi: botasot.info

