Si ta zgjidhni problemin e tharjes së gojës?

January 29, 2022
min lexim

Njeriu mund të përballet me tharjen e gojës në momentin që gjëndrat e pështymës nuk funksionojnë mirë.

Ky problem quhet kserostomia dhe shpesh mund të jetë një simptomë e një problemi më serioz mjekësor.

Në këtë artikull do të mësoni trajtimet më të mira kundër tharjes së gojës që mund t’i bëni lehtësisht në kushtet e shtëpisë.

Trajtime Natyrale Kundër Tharjes së Gojës

Ekspertët thonë se trajtimet e mëposhtme mund të zbusin tharjen e gojës dhe të lehtësojnë parehatinë që shkakton ajo.

Uji

Uji ju mban të hidratuar dhe zbut tharjen e gojës.

Studimet konfirmojnë se tharja e gojës mund të ndodhë edhe si pasojë e dehidratimit, ndaj pirja e ujit mund t’ju vijë në ndihmë.

Ekspertët gjithashtu rekomandojnë shmangien e kafeinës, alkoolit, duhanit dhe sheqerit të cilat kanë efekt dehidratues.

Medikamentet

Në 90 përqind të rasteve, tharja e gojës mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të disa medikamenteve.

Barnat që shkaktojnë tharje të gojës janë ato kundër alergjive, medikamentet hormonale dhe disa të tjera specifike për rrugët e frymëmarrjes.

Karamelet pa sheqer

Karamelet pa sheqer ofrojnë një zgjidhje afat-shkurtër të tharjes së gojës.

E njëjta gjë vlen edhe për çamçakëzin pa sheqer, substancat përbërëse të të cilit stimulojnë prodhimin e pështymës.

Kujdesi për higjienën

Ekspertët këshillojnë përmirësimin e higjenës së gojës duke përdorur pastë dhëmbësh më cilësore dhe të pasur me fluor, fijet dentare dhe shpëlarësit e gojës të cilët duhet të jenë pa alkool, shkruan agroweb.

Frymëmarrja nga goja

Sipas ekspertëve, marrja e frymës nëpërmjet gojës mund ta thajë atë dhe të nxisë probleme të mëtejshme dentare.

Ata thonë se njeriu duhet të marrë frymë nga hunda, veçanërisht kur kanë tharje të gojës.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut

Nëse arrini në konkluzionin se tharja e gojës shkaktohet nga përdorimi i medikamenteve, mund të konsultoheni me një mjek i cili mund t’ju rekomandojë alternativa më të mira.

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, sëmundjet e veshkave, depresioni, anemia, ankthi dhe çrregullimet imunitare dhe vëreni se ju thahet goja shpesh, atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Traore, lojtar i Barcelonës

Story i radhës

Kovacevski, Murati dhe Trencevska promovojnë masat e vetëpunësimit

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka

​Thuram i jep një premtim Interit

Marcus Thuram thotë se ai kurrë nuk do të përdorë klauzolën e tij të lirimit për t’u larguar nga Interi. Francezi nuk dëshiron të përdorë një klauzolë prej 85 milionë euro për
ShkoLartë