Kovacevski, Murati dhe Trencevska promovojnë masat e vetëpunësimit

Drejtori i Agjencionit për punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut,Bekim Murati, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovacevski, dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska, sot kanë vizituar kompaninë Metal Dekor Dizajn ,ndërmarje kjo e cila është themeluar nga masat e vetpunësimit në vitin 2018 e cila tre vite më pas është zhvilluar dhe ka ritur numrin e punëtorëve në 10 persona.
Gjatë kësaj vizite kryeministri Kovacevski dhe drejtori Murati kanë njoftuar kompaninë me masat që parasheh planin operativ për vetëpunësim dhe ndihmat të cilat u ofrohen kompanive për të zhvilluar biznesin e tyre.

“Agjencioni për punësim ka realizuar me sukses planin e vetëpunësimit për vitin 2021, prej 94,6 %,respektivisht 11.292 persona janë përfshirë në masat active. Njëra nga programet më atraktive për personat e papunë ishte program i vetëpunësimit dhe u realizua 100%, me crast 1877 persona kanë aritur të themelojnë ndërmarjet e tyre nga të cilët 36,6 %, janë të rinjë deri në moshën 29 vjecare”,ka deklaruar Murati.

Për relizimin e panit operativ për vetëpunësim janë shpenzuar afër 1,5 miliardë denarë nga buxheti i Agjencionit për Punësim.

Story i mëparshëm

Si ta zgjidhni problemin e tharjes së gojës?

Story i radhës

Shitjet e NFT arrijnë në 22 miliardë dollarë gjatë 2021

Të fundit nga