Në fshatin Krushë të Madhe në Kosovë , gjysmë ore me makinë në jug të kryeqytetit Prishtinë, burrat janë të zhdukur. Fahrija është gjithashtu një nga ato femra që nuk e dinë saktësisht se ku ndodhen burrat e tyre. Sepse zyrtarisht ajo është ende në pritje, të një rikthimi të mundshëm t
Kosovo aktuell: News der FAZ zur Balkanrepublik
Aktuelle Nachrichten zu Kosovo im Überblick: Hier finden Sie alle Informationen der FAZ zu den Spannungen zwisch…
Të Agimit. Ose të paktën, konfirmimin e vdekjes së tij. Ai është njëri nga shumë të zhdukurit nga lufta me Serbinë, në të cilën Kosova fitoi pavarësinë. Një komb i ri i plagosur nga lindja e tij traumatike. Herë pas here vijnë “kufoma të reja”, siç shihet në skenën e parë të filmit “Hive” të Blerta Bashollit. Mbetjet njerëzore nga zhvarrosjet identifikohen aty ku është e mundur, dhe ngushëllimi i vogël i humbjes së jetëve, përzihen me pasigurinë dhe pikëllimin e një humbjeje.
Fahrija është gjithmonë në ballë të këtyre momenteve të së vërtetës. Ndonjëherë ajo është aq e padurueshme sa që gris vetë – pa leje – një nga thasët e bardhë për të gjetur një gjurmë nga mbetjet e ndotura të rrobave. Fahrija nuk e përballon mirë gjendjen e ndërmjetme për të cilën është e dënuar. Ajo duhet të bëjë diçka për familjen e saj, për dy fëmijët në rritje, por edhe për vjehrrin e saj, i cili është në karrocë dhe është zyrtarisht kryefamiljari. Sepse ai është burrë, dhe kultura mbizotëruese në Kosovë është shumë strikte: një grua nuk bën asgjë me dëshirën e saj. Ajo duhet të qëndrojë në shtëpi. “Hive” tregon për një kontradiktë që mund të zgjidhet vetëm me iniciativë të guximshme. Në një botë pa burra, ligji mashkullor është pothuajse më i fortë. Ata pak që janë ende atje, mbrojnë veten me të gjitha mjetet kundër humbjes së pushtetit të tyre. Megjithatë, atyre u mbeten pak mundësi përpos: shpifjes, vandalizmit dhe kërcënimeve me dhunë.
Hapi i parë që bën Fahrija është marrja e patentshoferit për të drejtuar makinën. Kjo hedh themelet për një ekonomi të re. Të ardhurat e familjes deri më tani vinin nga mjalti, që e kultivonin në kopsht. Sasitë nuk ishin më të mjaftueshme, kërkohej një produkt i ri. Pronari i një supermarketi ka një ide: ajvar, një gatim tradicional i bërë nga speca dhe patëllxhanë. “Njerëzve u pëlqen gatimi në shtëpi.” Ai do të rezervonte një raft të veçantë për ajvarin, nëse Fahrija dhe shoqet e saj nga bashkimi i grave vendase, mund ta siguronin atë për sasitë e duhura. Në një botë tjetër, do të fillonte menjëherë një fushatë marketingu, me etiketa të bukura dhe një aluzion se, ky ajvar vjen direkt nga kuzhinat e shefave më kompetentë të Kosovës. Por në fillim, Fahrija dhe koleget e saj aktiviste, as që e mendojnë për t’i pajisur tegullat (enët ) e zhveshura me një emërtim produkti. Ju mund të shihni se çfarë ka brenda gjithsesi, arsyetohen.
Në filmin e saj, Blerta Basholli tregon historinë “bazuar në një histori të vërtetë”, ndërsa në titull përmendet edhe modeli i vërtetë i Fahrijes. Pengesat në rrugën drejt një kompanie të vërtetë janë pastruar, por “Hive” është i interesuar për momentin kritik kur e gjithë kompania mund të dështojë akoma – paragjykimet që kundërshtojnë çdo përpjekje të grave, në një kulturë fort patriarkale. Fahrija cilësohet si ëndërrimtare, por ka edhe një fjalë më drastike që quhet apo pëshpëritet pas saj, se vetëm do të shkojë në Prishtinë. Akuza më e rëndë, megjithatë, është ajo që nuk mund të përgënjeshtrohet në parim: “Agimit do t’i vinte turp për ty.” Edhe vetë burri i saj, së cilës i mungon shumë, mbrojtësit e rendit të vjetër, mobilizohen kundër saj.
Papritur paraqitet një menaxhere
Blerta Basholli përshkruan me mjeshtëri presionin në botën rurale mbi kushtet në familjen bërthamë të Fahrijes. Vajza, e cila ka frikë se babai i saj mund të bie në harresë, nuk ia lehtëson çështjen nënës, ndërsa vjehrri, i cili lëkundet mes autoritetit dhe dobësisë, dëshmon se është i aftë për rolin e tij. Në disa skena ka edhe aludime komike, për shembull kur një mikeshë e Fahirjes improvizon në një takim. Kooperativa Ajvar, e cila nuk e ka këtë emër, sepse nuk ekziston zyrtarisht si kompani, por papritur ka një menaxhere drejtuese. “As që e dija se e dinit fjalën menaxhere”, mrekullohet Fahrija.
Përkushtimi i grave mund të bartet lehtësisht në realizimin e filmit. Zhvillimi i një ekonomie moderne, prodhon edhe produkte të tilla si “Hive”, një shembull i një kinemaje të re kombëtare, që po tërheq interes ndërkombëtar. Tematikisht, Blerta Basholli vijon një nga përpjekjet për emancipimin e grave që po bëheshin ende në ish-Jugosllavi – për shembull, një fushatë për të hequr qafe shaminë.
Në festivalin e filmit në Sundance, SHBA, ku fitoi çmimin ndërkombëtar të filmit artistik, “Hive” u prit gjithashtu aq mirë, sepse historia mund të shihet si arketipale dhe specifike në të njëjtën kohë. Lufta e Fahrijes është lufta e shumë grave nga Bangladeshi në Burkina Faso. Në të njëjtën kohë, historia më e re e Kosovës është shkruar me zgjuarsi në skenar. Ato jo vetëm që duhet ta kapërcejnë rezistencën e jashtme por zhvarrosjet, të cilat pasohen me varrime të rregullta, e bëjnë të qartë ambivalencën midis hetimit dhe zisë së Fahrijes dhe kolegeve të saj.
Fakti që “kosharet” e grave të Krushës së Madhe, në fund dëshmojnë për një gjallishmëri, jo vetëm për të kapërcyer krizën e mjaltit, por e bënë filmin e Blerta Bashollit një manifestim shprese. Kjo në fund mund t’i shërbejë përmirësimit të një vendi në buzë të Evropës, për të ndihmuar në ngritjen e publikut dhe në ndërgjegjësimin e vendeve të pasura. Dhe meqë ra fjala, Ajvari tani gjendet edhe në disa supermarkete gjermane.
Burimi: FAZ, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja