Si ta shpëtoni veten nëse flini krah një partneri që gërhet

min lexim

Të përpiqesh të flesh krah një partneri që gërhet përgjatë gjithë natës është një sakrificë e madhe dashurie, por vjen një moment ku thjesht të duhet ndihmë- sepse ke harruar çdo të thotë një gjumë i mirë.

Të gjithë e dimë që një gjumë i keq ndikon në përkeqësimin e humorit, mungesën e përqëndrimit apo edhe në dobësimin e sistemit imunitar, prandaj s’mund të tolerohet përjetësisht një gjumë që ndërpritet nga gërhitjet e partnerit. 

Si t’i vini vetes në ndihmë?

1. Minimizoni dritat dhe rregulloni temperaturën në dhomën e gjumit

Eleminoni përdorimin e pajisjeve elektronike dhe fikni çdo lloj drite të panevojshme minimalisht 2 orë para gjumit. Shtrihu para tij në shtrat dhe shmang çdo lloj shpërqëndrimi të mundshëm. Kushtojini rëndësi edhe temperaturës, nëse doni t’ju zërë gjumi edhe më shpejt.

2. Konsideroni fjetjen në orë të ndryshme nga partneri

Ndonjëherë ne biem për të fjetur vetëm se partnerit tonë i flihet, por nëse bëhet fjalë për një partner që gërhet -provoni të thoni njëherë jo. Pse duhet të rrini zgjuar në shtrat dhe të dëgjoni të gërhiturat e tij kur mund të jeni duke lexuar një libër në dhomën e ndenjes? 

3. Vendosni kufje derisa t’ju zërë gjumi

Opsion i pakushtueshëm për t’u çlodhur me aq sa mundeni.

4. Ndihmojini ata që ndryshojnë stilin e jetës

Fillimisht bindini të bëjnë një vizitë tek mjeku dhe pas saj, ofroni ndihmën tuaj për të ndryshuar zakonet e përditshmërisë. Nëse gërhitja e tyre lidhet me shtimin në peshë, ndihmojini të humbasin ca kilogramë. 

5. Përdorni një jastëk ekstra për t’i ndihmuar të gjejnë pozicionin që i duhet

Ndoshta një jastëk tjetër do t’i ndihmonte të qetësoheshin pa qenë nevoja të zgjohen nga gjumi.

6. Nëse asnjëra nga këto nuk funksionon, konsideroni mundësinë e të fjeturit veç e veç.

Pavarësisht teorive që dëgjoni lart e poshtë, të fjeturt veç e veç jo vetëm që nuk e përkeqëson lidhjen, por ju afron edhe më me njeri-tjetrin. Nuk ka pse të ndikojë tek përkëdhelitë, bisedat, intimiteti, etj. Thjesht zgjidhni një dhomë tjetër kur vjen koha që dritat fiken përfundimisht dhe të dy doni të flini.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk kemi atdhe për të humbur”/ Meta nga Jala: Mos zgjidhni rrugën e gabuar të braktisjes së vendit

Story i radhës

Ky është krimineli më i zgjuar në botë, shihni çfarë i bën policisë ndërsa e ndjek

Të fundit nga