Si po ndryshon rrotacioni politik në rajon?

January 27, 2022
min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka kuptuar se koha e tij është në fund të karrierës politike. Ai tha se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë që drejton dhe madje la të kuptojë se “po mendohet” për të rikandiduar për postin e presidentit në zgjedhjet e 3 prillit 2022. Ka sinjale se djali dhe vëllai i tij do të shpallen persona nën sanksione nga ana e SHBA-ve për shkak të implikimit të tyre në afera korruptive e kriminale. Ky paralajmërim i ka bërë me dije presidentit të Serbisë se koha e tij ka mbaruar.

Në Kosovë mbaroi që para një viti koha e politikanëve të tipit Vuçiq. Në vend të kukullave të korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova tashmë ka një qeveri solide e legjitime, e cila pavarësisht gabimeve dhe dështimeve, nuk mund të krahasohet me qeverisjet e mëparshme. Në fund të fundit qeveritë janë si marrëdhënia midis kryefamiljarit dhe amvisës, suksesi i të cilëve shihet te financat. Qeveria e Kosovës ka arritur një nivel të ardhurash pas ardhjes në pushtet të zotit Kurti të pakrahasueshëm me të shkuarën dhe po shpenzon tashmë dhjetëra milionë Euro sidomos në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Kosova u ngrit gjithashtu 17 vende në rankingun e Transparency International per korrupsionin.

Por edhe në Maqedoninë e Veriut ndodhi e paprtitura. Zoran Zaev, me shumë akte kontraverse, më në fund e la postin e kreut të partisë e të kryeministrit. Ai shihej si pengesë e përparimit të vendit drejt integrimeve evropiane, sidomos në marrëdhëniet me Bullgarinë. Por edhe si person me orientim ideologjik të tipit sorosist. Kurse në Shqipëri ka sinjale se lidershipi në pushtet do të rrëzohet në bark për shkak të peshës së korrupsionit dhe bashkëpunimit me organizatat kriminale e mafioze. Diskreditimi publik i Erion Veliajt dhe mbrojtja që po i bën atij Edi Rama shprehin dëshpërimin e madh që ata kanë nën këtë peshë të papërballueshme. Në Itali tashmë po shpjegohen katër të pandehur të organizatave mafioze si të penduar. Do të shohim çudira nga pohimet e tyre për lidhjet mafioze të këtyre organizatave me lidershipin e shtetit shqiptar!

Në fakt hapi i parë i çmontimit të lidershipit politik në Ballkan nisi me shpalljen e akuzës së prokurorisë Speciale në Hagë në qershor 2020 kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai u përpoq që ta kapërcente goditjen që iu dha rrugës për në Uashington atë ditë qershori, por pak muaj më vonë u detyrua t’i hipë avionit e të aterrojë në Holandë për të qëndruar atje si i akuzuar për krime lufte. Jam i bindur se akuzat kanë të bëjnë me vrasjen e shqiptarëve kundërshtarë të tij politikë dhe jo me serbë, siç pretendojnë Dick Martty dhe Aleksandër Vuçiq. Megjithëse ky i fundit nuk do ta donte akuzën dhe arrestimin e zotit Thaçi në momentin e dhënë për shkak të bashkëpunimit të ngushtë midis tyre për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Por largimi i Thaçit nga skena politike përmes arrestit ishte mënyra e vetme për të filluar goditjen kundër grupit destruktiv ballkanik të lidhur me mafien dhe krimin e organizuar, Vuçiq-Rama-Thaçi-Dodik. Ky i fundit po izolohet gjithashtu dita-ditës në Republikën Srpska. Duke goditur Thaçin ishte e kuptueshme se goditej e gjithë superstruktura e grupit konspirativ në linjën Beograd-Tiranë-Prishtinë-Banja-Luka. Ka mbetur të jepet një goditje edhe në Podgoricë, gjë që do të ndodhë në javën e ardhshme.

Ndoshta konflikti në Ukrainë ka diktuar që amerikanët të përshpejtojnë hapat e eliminimit të kësaj klase politike të korruptuar e inkriminuar që sundon sot në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Me këtë lidership ngjarjet e Ukrainës mund të interferojnë lehtësisht në rajonin tonë. Kontigjenti më i gatshëm për t’i shërbyer zgjerimit të konfliktit nga Uralet në Ballkan është lidershipi i korruptuar dhe i lidhur me bandat kriminale të trafiqeve të drogës. Prandaj dhe pastrimi i politikës nga ky kontigjent politikanësh ka hyrë në një fazë vendimtare. Gjithçka ka kohën dhe radhën e vet. Shqipëria do të pastrohet e fundit, sepse lidershipi mafioz i saj është më pak i rrezikshëm për Perëndimin sesa ai në Serbi, Bosnjë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa Kosova duhej të ndryshonte e para. Pikërisht kjo ishte e parashikuar në skemën e ndryshimeve politike në rajon.

Në këto kushte të ndryshimeve të mëdha politike të Ballkanit Perëndimor ka rëndësi që forcat opozitare të jenë të përgatitura dhe të trajnuara për marrjen dhe ushtrimin e pushtetit. Rajoni është në tranzicion, që do të thotë në ndryshim të madh e madje epokal. Kjo lidhet me kapërcimin e periudhës së qeverisjeve të brishta e të korruptuara. Tashmë ka ardhur momenti që qeverisja të realizohet me duar të pastra, si e vetmja mundësi për përparim dhe progres. Por këtë qeverisje nuk mund ta ushtrojnë kopjet e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq dhe të Milorad Dodik. Ajo kërkon një opozitë të shëndoshë, atdhetare e të përkushtuar për paqen e interesat e vendeve të rajonit.

Bashkë me largimin e këtij lidershipi vendosen gjithashtu standarde të reja në bashkëpunimin rajonal përtej kushtëzimeve serbe të Open Balkan. Kësisoj duket se gjithçka nuk do të jetë më si më parë. Një Ballkan Perëndimor i integruar në Bashkimin Evropian është dhe mbetet rruga e vetme e prosperitetit, stabilitetit, paqes dhe sigurisë kontinentale e rajonale. Kjo do të thotë se konfliktet e vjetra do të duhej të lihen pas përmes një marrëveshje të re në marrëdhëniet dy e shumëpalëshe. Pikërisht në këtë projekt bën pjesë angazhimi i përbashkët BE-SHBA për të përmbyllur gjithashtu një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Çupi takon ish ministrin Ademi: Diaspora ka rol vendimtar

Story i radhës

Dalin pamjet: Momenti kur ushtari ukrainas vret pesë kolegët e tij

Të fundit nga

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë