Dalin pamjet: Momenti kur ushtari ukrainas vret pesë kolegët e tij

Pesë persona u qëlluan për vdekje dhe pesë të tjerë u plagosën, kur një ushtar ukrainas hapi zjarr në një fabrikë ushtarake, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare Ukrainase është ndaluar pas sulmit, në të cilin mbetën të vrarë katër ushtarë dhe një punëtor në qytetin lindor, Dnipro, shkruan CNN.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se nuk ka shenja të menjëhershme për motivin e mundshëm të sulmit që e kreu ushtari.

Sipas ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Denys Monastyrsky, një komision do t’i hetojë shkaqet që çuan në veprimin e ushtarit dhe do ta vlerësojë gjendjen mendore të tij, kur i ishte lëshuar leja për armë.

Në rrjete sociale është publikuar një video, ku ushtari shihet duke shtënë me armë të gjatë në drejtim të kolegëve në një dhomë të vogël. Njëri nga ushtarët e vrarë shihet u shtrirë me gjakderdhje të madhe nga koka.

Paralajmërim: Videoja e mëposhtme përmban pamje të vrasjes me armë zjarri dhe gjakderdhje. Nuk preferohet assesi të shikohet nga fëmijët dhe personat e ndjeshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si po ndryshon rrotacioni politik në rajon?

Story i radhës

E inkurajuar nga një mësuese në Kosovë, Dua Lipa arriti majat e suksesit

Të fundit nga