Shumicën e shqiptarëve i terrorizojnë jo vetëm “fantazmat e tmerrshme të së shkuarës”, por më shumë trashëgimtarët e ish-diktaturës!

June 3, 2022
min lexim

Në një deklaratë të tij ish-ambasadori i SHBA- së në Tiranë më 1991-1994, Rayerson, me dëshirë të mirë dhe sinqeritet, bëri thirrje që shqiptarët e sotëm “të çlirohen nga fantazmat e tmerrshme të së shkuarës”! Një nga rrugët apo mundësitë për këtë “mrekulli” ai r shikon zëvendësimin e drejtuesve të moshuar, me lidhje të forta apo më të dobëta me të shkuarën, me drejtues të rinj.

Si ide dhe kërkesë është e drejtë dhe e logjikshme! Duhej qysh më 1991 dhe më shumë në vazhdim, t’i besoheshin poste drejtuese qeveritare e shtetërore kuadrove jo vetëm me moshë relativisht të re, por më së shumti për nga emancipimi demokratik politik, arsimimi universitar, formimi profesional, për nga mungesa e infektimit me viruset e partishmërisë dhe militantizmit fanatik apo tradicional në Shqipëri. Por, për nga zbatimi, kjo alternativë lipset të diskutohet e të analizohet me thellësi, konkretësi, tolerancë, paanshmëri partiake, familjare, klanore… Kjo për disa arsye.

Së pari, mund të mendohet se pas 28 vjetësh largimi nga Shqipëria, z.Rajerson nuk e njeh më, aq sa duhet, Shqipërinë që la pas, sidomos këtë të këtyre 10 viteve të fundit.

Së dyti, ky zëvendësim nuk mund të kryhet kokë më kokë, pa çuar ndërmend atë që shprehet dhe duket në masë tek disa politikanë të rinj si moshë, por që me mendësi, bindje, deklarime, qëndrime, veprime…janë më të vjetër se disa politikanë 60- 80 vjeçarë.

Së treti, z.Rajerson “harron” se përafërsisht në moshën e politikanëve të vjetër shqiptarë janë edhe presidenti Biden, ish presidenti Trump, ai vetë, etj.,etj!

Së fundmi, dëshiroj t’i kujtoj ish ambasadorit Rayerson se për mbetjen gjallë dhe të lira të fantazmave të tmerrshme të diktaturës, gjykoj më shumë pa dashje, ka përgjegjësi edhe ai. E kam fjalën që qysh kur u hap ambasada amerikane në Tiranë dhe derisa u largua ai, nga mezi i vitit 1994, jo pak njerëzve të gjallë të së shkuarës, të diktaturës enveriane, ish-sigurimsa, ish-ushtarakë, ish-aparatçikë apo trashëgimtarëve të tyre, iu mundësua punësimi në ambasadë apo marrja masivisht apo me privilegjim e azilit për në SHBA!!!???

Lidhur me këto dukuri, do të kujtoja një konferencë shtypi të ish-ambasadorit Rayerson, aty nga fillimi i vitit 1994. Me detyrën e sekretarit të kolegjumit (zv.kryeredaktorit) të gazetës “Rilindja Demokratike” isha i pranishëm në këtë konferencë dhe i bëra dy pyetje. E para: a jeni në dijeni se në stafin e ambasadës së SHBA- së në Tiranë, janë punësuar disa ish-sigurimsa dhe familjarë të kuadrove të këtij institucioni famëkeq të diktaturës enveriane? E dyta: si e shpjegoni që lotarinë amerikane për azil po e fitojnë çdo vit me tufa ish-sigurimsa, ish-ushtarakë, ish-aparatçikë në KQ të PPSH-së e në dikastere të diktaturës?

Z.Rayerson dha këtë përgjigje: natyrisht jam në dijeni! Por, po e bëjmë këtë që të ndihmojmë për dekomunistifikimin dhe deenverizimin e Shqipërisë, duke ju hequr këta bartës të këtyre të këqijave.

– Po a nuk mendoni se këta enveristë shqiptarë mund të çojnë në SHBA këtë të keqe, duke ndikuar sado pak apo më shumë, për shtyrjen apo rrëshqitjen e AMERIKËS majtas?- e pyeta përsëri.

Z.Rayerson buzëqeshi e u përgjigj me bindje: Amerika është e madhe dhe ata do të jenë në Amerikë si në shkretëtirë. Apo, do të “shkrihen shpejt si kripa në ujë”!

Kam bindjen se koha ka vërtetuar të kundërtën e bindjes dhe të përgjigjeve të ish-ambasadorit Rayerson. Shqipëria, sidomos nga 1996-ta deri më sot, është qeverisur dhe lemerisur jo vetëm nga fantazma të tmerrshme të së shkuarës, por edhe nga tufa me të gjallë në mosha relativisht të reja, pinjollë, trashëgimtarë, bij, bija, nipër mbesa, nuse dhëndurë të ish-diktaturës enveristo- ramiziste!

Ky kontingjent, me maska e slogane mashtruese reformimi apo demokratizimi, nuk e ka fshehur me fjalë e vepra nostalgjinë, përkushtimin, vazhdimësinë… për të shkuarën komunisto- socialiste, për gjasme të majtën allashqiptare. Edhe enveristët në SHBA, duke llogaritur edhe firon natyrore, vdekjet, përsëri janë shtuar si numër, falë vazhdimit të privilegjeve më masiv e më të shpejtë me përfitimin e lotarisë dhe të vizave amerikane. Më e keqja, janë radikalizuar dhe egërsuar, sidomos edhe nxitur nga afro 9 vjetët e qeverisjes të Edi Ramës, që krahas gjëmave të tjera ekonomiko- politike- sociale, që i ka shkaktuar Shqipërisë dhe shumicës së shqiptarëve, ia arriti të shkatërrojë edhe PD- në dhe opozitën në përgjithësi. Kështu, për të keqen e Shqipërisë, demokracisë, kombit… ai ka plotpushtetizuar vetveten dhe ekipin e tij partiak dhe qeverisës, ortakëri- oligarkinë, mafien shumëformëshe, krimin e organizuar, antishtetin ligjor…!

Edhe Amerika vetë, duke llogaritur edhe kontributin minimal internacionalist të enveristëve shqiptarë, qysh nga presidenca e parë Obama- Hilari Klinton( “misionarë” të Xhorxh Sorosit), në politikën e brendshme e të jashtme, sikur ka rrëshqitur jo pak majtas. Kulmi u arrit më 3 nëntor 2020, ku falë investimeve të Xhorxh Sorosit dhe rrjeteve të OJQ- ve të tij si dhe të bosëve të tjerë globalistë, për herë të parë zgjedhjet presidenciale në SHBA, u zhvilluan ngjashëm si me gjasme zgjedhjet në Shqipëri në këta rreth 26 vjet…!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blendi Fevziu: Shteti shqiptar s’ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit

Story i radhës

Lavrov të hënën në Beograd, Vuçiq e quan vizitë të komplikuar

Të fundit nga

ShkoLartë