“Shumë të vështira”/ Ukraina deklarohet sërish për bisedimet me Rusinë

March 25, 2022
1 minut lexim

Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“Delegacioni ukrainas ka një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci të sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

Ai po ashtu tha se “nuk ka konsensus” në çështjet kyçe me Rusinë, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

“Në veçanti, gjuha ukrainase është dhe do të jetë gjuha e vetme zyrtare në Ukrainë”, tha ai.

Këto deklarata Kuleba i bëri pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Kievi dhe Moska duket se kanë arritur marrëveshje në katër pika negociuese, përfshirë edhe çështjen e gjuhës.

Përderisa Kuleba tha se kjo nuk është e vërtetë, ai shtoi se Ukraina i është mirënjohëse Turqisë “për ndihmën e saj politike dhe humanitare, por edhe përpjekjeve diplomatike që kanë për qëllim dhënin fund të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë rundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ILD pranon ankimimin e PD, nisin hetimet për gjyqtarin që dha vendimin në favor të Berishës

Story i radhës

Si të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj?

Të fundit nga

ShkoLartë