shuhet zjarri ne vaun e dejes vijon beteja me flaket ne tre zona 6a7de7f051cbd

Shuhet zjarri në Vaun e Dejës, vijon beteja me flakët në tre zona

August 13, 2026
1 minut lexim

Zjarri i raportuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës është shuar plotësisht, ndërsa situata mbetet ende nën monitorim në disa zona të qarkut të Shkodrës. Vatra aktive apo të izoluara raportohen në Fushë-Arrëz, Rrenc dhe Malësi të Madhe, ku forcat zjarrfikëse dhe shërbimet pyjore vijojnë punën në terren.

Në Vaun e Dejës aktualisht nuk raportohet asnjë vatër aktive. Zjarri që kishte shpërthyer në hyrje të rrugës së Komanit është neutralizuar, por zona po mbahet nën vëzhgim për shkak të rrezikut të një riaktivizimi të mundshëm.

Më e kujdesshme paraqitet situata në zona të tjera të qarkut.

Në Podinë, në fshatin Kryezi të Njësisë Administrative Qafë-Mali, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll. Dy grupe të MZSH-së së Fushë-Arrëzit ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të flakëve.

Edhe në fshatin Rrenc, në Njësinë Administrative Gur i Zi të Bashkisë Shkodër, zjarri është izoluar. Ekipet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për eliminimin e plotë të vatrës dhe shmangien e një përhapjeje të re.

Ndërkohë, një vatër vijon të jetë aktive në Goraj-Budish të Njësisë Administrative Kastrat, në Malësinë e Madhe. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e Shërbimit Pyjor, të cilët po ndërhyjnë edhe me pompa shpine për të frenuar flakët.

Pavarësisht se zjarri në këtë zonë mbetet aktiv, aktualisht nuk raportohet rrezik për banesat. Forcat po punojnë për izolimin e plotë të tij, ndërsa situata po ndiqet vazhdimisht.

Operacionet do të vijojnë deri në shuarjen e vatrave të mbetura, ndërsa zonat ku zjarret janë neutralizuar do të qëndrojnë nën monitorim për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

abdixhiku ldk heq dore nga posti i presidentit qendrojme ne opozite 6a7de77369188
Lajmi i mëparshëm

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

shperthim i fuqishem ne fabriken e municioneve prane romes banoret ne panik mobilizohen helikopteret 6a7de8563a357
Lajmi i radhës

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve pranë Romës. Banorët në panik, mobilizohen helikopterët

Të fundit nga

ShkoLartë