abdixhiku ldk heq dore nga posti i presidentit qendrojme ne opozite 6a7de77369188

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

August 13, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se partia e tij ka vendosur të tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri, përfshirë edhe kërkesën për postin e presidentit.

Abdixhiku tha se kërkesa për postin e presidentit ishte bërë me qëllim të ndërtimit të një ekuilibri institucional në vend.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i kishte propozuar LDK-së një rol që e cilësoi si “dekorativ” në qeveri, me vetëm tri ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

“Vetëvendosje kërkonte prani dekorative të LDK-së në qeveri, ku LDK-së i janë propozuar vetëm tri ministri dhe zëvendëskryeministri. Ne refuzuam një nënshtrim të tillë”, tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se pas refuzimit të këtyre kushteve, LVV nisi, sipas tij, një betejë publike ndaj LDK-së.

“Koalicionet ndërtohen në bazë të besimit”, u shpreh Abdixhiku.

Në përfundim, kreu i LDK-së bëri të ditur se partia do të heqë dorë nga çdo kërkesë për përfshirje në qeveri dhe nga kërkesa për postin e presidentit.

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri dhe heqim dorë nga kërkesa për presidentin. LVV nuk do ta ketë LDK-në si dekor. LDK qëndron në opozitë”, deklaroi Abdixhiku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

riemertimi i rrugeve ne tetove drejt fundit lsh ja kerkon mehmet gegen ne rruget e tetoves 6a7dd0ed67d26
Lajmi i mëparshëm

Riemërtimi i rrugëve në Tetovë drejt fundit! LSH-ja kërkon ‘Mehmet Gegën’ në rrugët e Tetovës

shuhet zjarri ne vaun e dejes vijon beteja me flaket ne tre zona 6a7de7f051cbd
Lajmi i radhës

Shuhet zjarri në Vaun e Dejës, vijon beteja me flakët në tre zona

Të fundit nga

ShkoLartë