shperthim i fuqishem ne fabriken e municioneve prane romes banoret ne panik mobilizohen helikopteret 6a7de8563a357

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve pranë Romës. Banorët në panik, mobilizohen helikopterët

August 13, 2026
1 minut lexim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh pranë Romës, në Itali, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Momenti kur shpërthimi u pasua nga zjarri është filmuar dhe pamjet kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur pranë fabrikës “Simmel Difesa”, e cila tashmë është pjesë e grupit franko-gjerman KNDS Ammo Italy.

Fabrika merret me prodhimin e municioneve të kalibrave të mesëm dhe të mëdhenj, detonatorëve dhe komponentëve për pajisje mbrojtëse.

Banorët pranë zonës kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë që vinte nga ambientet e fabrikës, ndërsa pas tij është parë zjarr.

Në vendngjarje janë dërguar forca të shumta zjarrfikëse, ekipe shpëtimi dhe ambulanca.

Në operacion janë përfshirë edhe helikopterë, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrollet në zonën e fabrikës.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk ka ende të dhëna të plota për dëmet materiale dhe as për shkakun që solli shpërthimin.

Autoritetet italiane po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe po kontrollojnë nëse ka pasur dëmtime të tjera brenda ambienteve të fabrikës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shuhet zjarri ne vaun e dejes vijon beteja me flaket ne tre zona 6a7de7f051cbd
Lajmi i mëparshëm

Shuhet zjarri në Vaun e Dejës, vijon beteja me flakët në tre zona

publikohet nje njoftim paraprak per filmin animals me protagoniste ben affleck dhe kerry washington 6a7de94326088
Lajmi i radhës

Publikohet një njoftim paraprak për filmin “Animals” me protagonistë Ben Affleck dhe Kerry Washington

Të fundit nga

ShkoLartë