Shtypi i Beogradit për Albin Kurtin

October 31, 2022
1 minut lexim

Kështu shkruan gazeta ditore e pavarur serbe; Informer, në faqet e saj të mesit, duke e cituar deklaratën e Ilir Mirenës: Jo-ja “historike”, Kurti është shqiptar i parë pas diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili imperializmin amerikan e goditi me “Jo” të madhe”! (Istorijsko ‘ne’?! Kurti je prvi Albanac posle komunističkog diktatora Envera Hodže koji je američkom imperijalizmu udario veliko ‘ne’)!

Po ashtu në artikull citohet edhe deklarata e Milaim Zekës, ish deputet i Kuvendit të Kosovës,i cili ka thënë, “se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është klon i ish diktatorit Enver Hoxha”, siç përcjell portali Lajm, (Bivši poslanik Skupštine Kosova Miljaim Zeka rekao je da je premijer Kosova Aljbin Kurti klon bivšeg diktatora Envere Hodže, prenosi Ljajmi).
Më poshtë citohet deklarata e zëdhënësit të State Departamentit amerikan, Ned Prais, e dhënë menjëherë pas vendimit të qeverisë Kurti për shtyrjen e afatit në tri faza për ndërrimin e targave ilegale të automjeteve me pronarë serb në veri të Kosovës; – “Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara për shkak të refuzimit të Kosovës të kërkesës së partnerëve ndërkombëtar për shtyrje të afatit për targat..” (Sjedinjene Države su zabrinute i razočarane zbog toga što je Kosovo odbacilo zahteve međunarodnih partnera da to učini – istakao je Prajs).

Pra, kjo është hera e parë që SHBA-të deklarohen kundër qeverisë së vendit për pavarësinë e të cilit kanë qenë direkt të angazhuara, derisa opozita e Kurtit vendimin dhe veprimin e tij e kanë vlerësuar si të palogjikshëm, ndërsa disa analist kryeministrin shqiptar e konsiderojnë “Luan të vërtetë”!

Kurse politologu Nexhmedin Spahiu, i cili qysh herët ka folur për ideologjinë majtiste të Kurtit, ka vlerësuar se ky akt mund të bëhet pengesë për marrëdhëniet me SHBA-të, por ndryshe mendojnë bashkë partiakët e Kurtit, të cilët refuzimin e kërkesës amerikane, të BE-s dhe Kuintit, e shohin si të drejtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ukraina kërkon që Irani të përjashtohet nga Kupa e Botës

Story i radhës

Fiennes del në mbrojtje të J.K. Rowling, pasi autorja është kritikuar lidhur me pikëpamjet e saj mbi çështjet transgjinore

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë