Një shtyllë elektrike po rrezikon kalimtarët në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë. Aty çdo ditë kalojnë edhe nxënësit e shkollën fillore “Hilmi Rakovica”.
Shtylla gjendet në Rruga “Eset Maloku”. Derisa banorët thonë se kanë bërë kërkesë për ta rregulluar.
Qytetari Ramadan Avdullahu ka dërguar një video ku shihet rreziku që mund të vije nga kjo shtyllë elektrike.
“Kjo shtyllë elektrike pritet dita ditës që të rrëzohet, dhe dash Zoti të mos e pësoj dikush, sepse në këtë rrugë kalojnë dhjetëra nxënës për në shkollën fillore “Hilmi Rakovica”, e cila shtyllë gjendet 200 metra larg shkollës. E postova për shkak se kemi bërë ankesa dhe kërkesa me intervenu sa nuk është bërë ndonjë fatkeqësi. Atëherë do jetë vonë dhe e pafalshme”, ka thënë ai.