parashikimi i motit per sot dhe dy javet e ardhshme 67384d3adc1ff

Parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

November 16, 2024
1 minut lexim

Mot i thatë parashihet të mbajë sot, derisa temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C, sipas “Mendimi për motin”.

Të dielën pritet mot kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira.

“Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C. Vransira kalojnë më shpesh të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C”, thuhet në njoftim.

Gjatë javës së parashihen periudha me shi e borë. Temperaturat fillimisht në rritje më pas në rënie.

“Sipas trendeve të fundit, pas një rritje të temperaturave në fillim të javës, në 12C e 14C, sinjale për të reshura më të shumta shfaqen nga mesi i javës, që me një rënie të temperaturave ka gjasa të përzien apo të shndërrohen në reshje bore.

Maksimalet zbresin në 3C e 4C, derisa minimalet deri në -3C e -5C.

Në javën e fundit të nëntorit, pas datës 25, mund të ketë më shumë vransira, e sinjalet për të reshura mbesin, si një indikator për mot të ndryshueshëm dhe periudha me të reshura.

Temperaturat për momentin në modelet, si europiane e amerikane tregojnë për një tendencë të rritjes së temperaturave në 11C e 12C”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e paska ba jugosllavi edhe lopet zvicerane po cun lajci ironizon me ramush haradinajn ja cfare pyetje i ben per fatmirin 67384c4a5b690
Story i mëparshëm

“E paska ba Jugosllavi, edhe lopët zvicerane po…”, Çun Lajçi “ironizon” me Ramush Haradinajn/ Ja çfarë pyetje i bën për Fatmirin

hiqeni kete pajisje nga priza para se te flini harxhon shume energji 67384db105343
Story i radhës

Hiqeni këtë pajisje nga priza para se të flini, harxhon shumë energji

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë