God of War Raganarok debuton në fund të vitit

God of War Ragnarok pritet të debutojë në Nëntor sipas një raporti të Bloomberg. Pavarësisht një raporti të publikuar në fillim të javës se loja mund të shtyhej në 2023, siç duket seria e re God of War është brenda axhendës.

Data e debutimit për PlayStation 4 dhe 5 do të bëhet e ditur drejt fundit të Qershorit tha Bloomberg. God of War Ragnarok do të pasojë lojën e 2018-ës God of War dhe ishte parashikuar që të debutonte në 2021 por që u shty.

Mungesa e Ragnarok në State of Play të javës së kaluar dhe Summer Game Fest vetëm sa shtoi spekulimet për shtyrjen.

Bloomberg nuk përjashtoi mundësinë e shtyrjes por aktualisht është brenda afateve. Kratos dhe djali i tij Atreus do të rikthehen në Midgard dhe duhet të marrin një vendim për rrugën që i pret përpara.

Vendimi i tyre do të përcaktojë fatin e Nëntë Mbretërive ndërsa Raganrok po afrohet. Ato do të përballen me dy antagonistët kryesorë, Freya dhe Thor. /GameWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Shtylla elektrike që rrezikon nxënësit në Prishtinë

Story i radhës

Olaf Scholz nesër në Shkup, kjo është agjenda e kancelarit gjerman

Të fundit nga