ARTAN GRUBI SPAK

Shtyhet seanca kryesore e gjykimit për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore

August 24, 2026
1 minut lexim

Seanca kryesore në procesin gjyqësor për rastin “Lotaria Shtetërore”, në të cilin janë të akuzuar tetë persona, mes tyre edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes.

Një pjesë e avokatëve të të akuzuarve deklaruan para gjykatës se nuk e kanë marrë aktakuzën, si dhe se nuk u janë dhënë për shqyrtim provat e Prokurorisë.

Gjyqtarja Biljana Shuplinovska Jolevski shpjegoi se materiali dëshmues është voluminoz dhe përmban 231 prova materiale dhe shtatë prova verbale. Për shkak të vëllimit, provat nuk janë dërguar me postë, por janë siguruar në kuti në gjykatë, prej nga avokatët mund t’i marrin dhe t’i shqyrtojnë.

Mbrojtja e të akuzuarit të parë, Perpetim Bajrami, i cili ndodhet në arrati, gjithashtu deklaroi se nuk e ka marrë aktakuzën. Gjykata njoftoi se aktakuza, së bashku me materialin dëshmues, do t’i dorëzohet mbrojtjes.

Duke qenë se bëhet fjalë për një lëndë paraburgimi, avokatëve do t’u lihen rreth dhjetë ditë për t’u njohur me provat. Më pas, është paraparë që seancat të mbahen dy herë në javë.

Në këtë rast janë të akuzuar Perpetim Bajrami, Artan Grubi, Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Mehmeti, Fatmir Ramafanovski, Aleksandar Dimitrovski dhe Bashkim Avdi. Ata akuzohen për keqpërdorime të lidhura me funksionimin e Lotarisë Shtetërore.

Sipas aktakuzës, me veprimet për të cilat ngarkohen të akuzuarit, Lotarisë Shtetërore i është shkaktuar dëm prej rreth 8.2 milionë eurosh.

Aktakuzën në gjykatë e përfaqësojnë prokurorët Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga armiq ne miq si trump u pajtua me ish avokatin personal qe deshmoi kunder tij ne nje emision radiofonik 6a8c147073983
Lajmi i mëparshëm

Nga armiq në miq, si Trump u pajtua me ish-avokatin personal që dëshmoi kundër tij në një emision radiofonik

shtyhet gjykimi i grubit 6a8c19413314d
Lajmi i radhës

Shtyhet gjykimi i Grubit

Të fundit nga

Shtyhet gjykimi i Grubit

Me furgon policie, mëngjesin e 24 gushtit, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u dërgua ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, në seancën e tij të parë si i akuzuar në rastin që lidhet me
ShkoLartë