Shtrirja e shqiptarëve në trojet stërgjyshore dhe lufta e tyre për liri e pavarësi…

January 24, 2022
min lexim

Sipas shkencëtarit francez, Ami Bue (Ami Boue) (10) në vitin 1838, në një vizitë që i kishte bërë të ashtquajtur “Turqisë evropiane” popullata e Serbisë ka qenë më e vogël se 900.000 (nënd qind mijë) banorë, kurse shqiptarët numëroheshin më tepër se 1.600.000 (një milion e gjashtëqind mijë). Atëherë shqiptarë kanë qenë numerikisht dy herë më shumë se serbë dhe më shumë se grekë. Ami Bue ishte një botanist i shquar dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës së Gjeologëve Francez. Këto të dhëna shkenctari Ami Bue i jep në librin e tij “Turqia evropian” II-1840, ku, pohon se shqiptarët kishin një shtrirje mjaft të zgjeruar.

Shqiptarët me shumicë, pa i llogaritur ata që tashmë përmes ndikimit të kishës ortodokse nga ndikimi rus kishin humbur identitetin, në veri shqiptarët shtriheshin deri në Nish, Leskovc dhe Vranjë, ndërsa në lindje ata shtriheshin deri në Kumanovë, Prilep e Manastir, në jug deri në Konicë, Janinë dhe Prevezë. Ky territor dhe numri i banorëve të shqiptarëve, sipas vlerësimit të tre grupeve ekspertësh përfshihej prej një sipërfaqe, sipas grupit të parë 70.000 kilometra katror, ndërsa pala e dytë kishte vlerësuar sipërfaqe ku shtriheshin shqiptarët prej 75.000 kilometra katror, ndërsa sipas vlerësimit të palës së tretë 80.000 kilometra katror. Ndërsa numri i shqiptarëve ishte ai që cekëm më parë nga gjeologu francez Ami Bue, afërsisht i njejtë edhe te shkenctarët tjerë si te V. Angerstein (1875), albanologu austriak Johan Georg Han (Studime Shqiptare,1853; shkenctari anglez Spenser në librinë “Udhëpërshkrime nga Turqia evropiane, 1853; shkenctari frangë A. Ubiçini, Turqia aktuale, 1856; atashehu rus në Beograd, koloneli Beker “Shqipëria dhe shqiptarët,1880” , pastaj shkenctari austrohungarez C. Saks “Harta etnografike e Turqisë evropiane,1877; si dhe ideologu dhe rilindësi i ynë kombëtar, Pashko Vasa, (1879) shkruan se kishte 2.000.000 shqiptar nga të cilët 1.00.000 të besimit islam, 750.000 të besimit ortodoksë dhe 250.000 të besimit katolok.

Pas marrëjes së vendimeve të Kongresit të Berlinit, që ishte fund e krye në dëm të shqiptarëve, Serbia rriti numrin e banorëve në 1.600.000, me shqiptarë ortodoks të shkombarizuar në serbë, dhe një sipërfaqe prej 56.000 kilometra katror, ndërsa Greqia 51.000 kilometra katror dhe rreth 1.400.000 banorë; Mali i Zi rreth 8.400 kilometra katror 190.000 banorë; Rumania me 113.000 kilometra katror dhe rreth5.600.000 banorë.

Nga këto të dhëna, pas përfundimit të “Krizës Lindor”, ku, shqiptarët ishin zvogluar mjaft shumë në sipërfaqe, dëshmohet se shqiptarët afërsisht me rreth 1.750.000 banorë në një sipërfaqe territoriale 58.000 kilometra katror të trungut etnik dhe brezit anësor, në të cilën përbënin popullatën e vetme ose shumicën dërmuese të saj, ata ishin të njejt numërikisht dhe me hapësirat territoriale me Serbinë dhe Greqinë.

Përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi nga oushtuesi shekullor osman asnjëherë nëpër kohë nuk munguan, por planet e shteteve fqinje të monarkive për glabrimin e trojeve shqiptare, për t’i përmbush apetitet e tyre shoveniste me përkrahjen e Rusisë edhe të disa shteteve evropiane të ndikuara nga udhëheqësit rus ishin të pandalshme.

Serbia, duke e parë luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi, mori masa të gjëra për të futur përçarjen në mes udhëheqësve të lëvizjes dhe kryengritjes shqiptare, duke i inkuadruar njerëz të organizatave ultranacionaliste, siç ishin “Narodna Odbrana” (“Mbrojtja Popullore”) dhe “Cërna Ruka” (“Dora e Zezë”).

Monarkit ballkanike, posaçërisht Serbia; Mali i Zi dhe Greqia, ishin kundër krijimit të shtetit autonom shqiptar për shkak të pretendimeve territoriale të tyre për tu zgjeruar, Serbia kishte pretendim për dalje në detin Adriatik.

Si gjatë kryengritjeve të përhershme nëpër kohë të shqiptarëve, poashtu edhe në fillim të kryengritjeve të përgjithshme popullore më 1912, udhëheqësitë shqiptarë kishin konfirmuar se qëllimi i vetëm i kryengritjes së armatosur i shqiptarëve ishte dhe mbeti lufta për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këputja e një kablli optik nënujor lë një ishull të tërë pa internet

Story i radhës

Talibanët kërkojnë qasje në asetet e ngrira

Të fundit nga

ShkoLartë