keputja e nje kablli optik nenujor le nje ishull te tere pa internet 61ee7cd30494c

Këputja e një kablli optik nënujor lë një ishull të tërë pa internet

January 24, 2022
1 minut lexim

Një kabëll optik nënujor që lidh ishullin e Tonga në Paqësorin Jugor me pjesën tjetër të botës u dëmtua nga një shpërthim vullkanik nënujor.

Riparimi i kabllit me gjatësi prej 49,889 km mund të marrë më shumë se 1 muaj dhe ka lënë 110 mijë njerëz pa internet.

Një lidhje interneti wireless 2G është vënë në funksion në ishull duke përdorur një antenë satelitore por shërbimi është me probleme dhe shërbimet e internetit funksionojnë ngadalë.

Kablli i cili operohet nga Tonga Cable besohet të jetë këputur 37 kilometra nga bregu. Riparimi i tij është i thjeshtë. Fillimisht dërgohet një impuls drite nga ishulli dhe një pajisje do të masë sesa larg udhëton për të kuptuar ku ka ndodhur këputja.

Më pas një varkë e specializuar për riparimin e kabllove optike nënujor do të shkojë në vendndodhje dhe përmes një mjeti nënujor tërheqin kabllin e dëmtuar.

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve i gjithë procesi merr 5-7 ditë. Në mbarë botën përllogaritet se rreth 200 riparime bëhen çdo vit dhe 90% e dëmeve janë bërë nga anijet e peshkimit apo spirancat e anijeve.

Përjashtim bëjnë fatkeqësitë natyrore. Në 2006 një tërmet në Tajvan këputi një kabëll optik duke ndërprerë shërbimet e internetit dhe telefonit në rajon.

Në mbarë botën llogariten afro 430 kabllo nënujore me gjatë prej 1.3 milionë kilometra. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

armiku i serbise eshte e verteta ii 61ee7185382ff
Story i mëparshëm

Armiku i Serbisë është e vërteta!-II-

shtrirja e shqiptareve ne trojet stergjyshore dhe lufta e tyre per liri e pavaresi 61ee7cd6aef19
Story i radhës

Shtrirja e shqiptarëve në trojet stërgjyshore dhe lufta e tyre për liri e pavarësi…

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 18 janar

Mbahet Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Restorant “Villa Natyra” Prugovc, kilometri i 10-të i magjistrales Prishtinë-Podujevë, ora 10:00) Nisin punimet për renovimin
ShkoLartë