Shtrenjtimi i naftës, Edi Rama: Është luftë, duhen shtrënguar dhëmbët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar rritjen drastike të çmimit të karburantit.

Ai i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook, i cili i kërkon të merr masa, si ajo e heqjen së taksës së karburantit, ndërsa i kujton çmimet në vendet e rajonit.

“Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kanë veç taksën e qarkullimit qe ne e kemi në çmim! Por mbi te gjitha është kohe lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vone ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!’, ka shkruar Rama.

Ndryshe, “ari i zi” tregtohet sot në Shqipëri me 230 lekë për litër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Guardiola: Ne jemi një ekip me dëshirë dhe pasion

Story i radhës

Qindra refugjatë hebrenj mbërrijnë në Izrael nga Ukraina

Të fundit nga