guardiola ne jemi nje ekip me deshire dhe pasion 6225171c94ac1

Guardiola: Ne jemi një ekip me dëshirë dhe pasion

March 6, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli me entuziazëm pas fitores në derbi përballë United.

“Ishte një ndeshje e shkëlqyer që nga minuta e parë.

Ne luajtëm shumë mirë dhe duhej të kishim durim që në hapin e parë. Ralf Rangnick u përpoq të ndryshonte mentalitetin, që Man. Utd të ishte më agresiv, por ne krijuam hapësirë, veçanërisht në pjesën e dytë, për të luajtur pas McTominay dhe Fred. Futbolli është emocione.

Është taktikë, patjetër, por është edhe emocione. Ne jemi një ekip me dëshirë dhe pasion për të rifituar topin nga minuta e parë deri në të 90-ën”.

Pep vlerësoi performancën e futbollistëve të tij, sidomos të Jack Grealish:

“Jack Grealish ishte i shkëlqyer. Në një të tretën e fundit të fushës ai është shumë altruist.

Kur sheh Phil Fodenin dhe Riyad Mahrez, topi është i tyre. Ky është hapi tjetër për Jack, por për sa i përket vendimmarrjes dhe pasimit të topit lojtarëve që kanë hapësirë, ai ishte i jashtëzakonshëm”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

blinken po punojme me polonine per ta furnizuar ukrainen me aeroplane 62251718061d2
Story i mëparshëm

​Blinken: Po punojmë me Poloninë për ta furnizuar Ukrainën me aeroplanë

shtrenjtimi i naftes edi rama eshte lufte duhen shtrenguar dhembet 6225171edd1df
Story i radhës

Shtrenjtimi i naftës, Edi Rama: Është luftë, duhen shtrënguar dhëmbët

Të fundit nga

ShkoLartë