Shtrenjtimi i karburanteve ul konsumin, nga Korça dhe Gjirokastra vijnë shembujt e kursimit

March 23, 2022
1 minut lexim

Ashtu sikurse pritej, konsumi i karburantit në vend ka pësuar një reduktim të ndjeshëm, në mënyrë të veçantë te konsumatorët familjarë të këtij produkti.

Kjo është reflektuar edhe në pikat e shitjes me pakicë të karburantit. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga një vëzhgim që ka bërë A2 CNN në juglindje dhe jug të vendit. Qytetarët po lëvizin gjithmonë e më pak. Edhe në pikat e karburantit, shitjet kanë rënë me të paktën 30% në javët e fundit.

“Nafta ka vajtur në stratosferë, kemi mbyllur makinën dhe le të rrijë në garazh”, thotë një qytetare e Korçës. “Ka 6-7 ditë që vetëm më llambë të kuqe po eci”, thotë një tjetër banor. “Vetëm për punë, për fëmijët kur ka qenë ftohtë, detyrohemi që të marrim makinën”, thotë një tjetër qytetar.

Edhe në Gjirokastër është thuajse e njëjta situatë. Edhe atje, nga pikat e karburantit raportohet se konsumohet rreth 30% më pak. “Edhe rrugës ecim me makinë gjysmë të fikur, gjysmë të ndezur”, thotë një banor.

Ndërkohë, në disa prej pikave të furnizimit në Gjirokastër ka pasur mungesë të gazit të lëngshëm. Kjo pasi tregtarët nuk mund të furnizohen sepse çmimi me shumicë është më i lartë se ai i caktuar nga qeveria për t’u shitur me pakicë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bernardeschi largohet nga Juventusi

Story i radhës

Këto janë vendet që do mbesin pa rrymë nesër

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë