Bernardeschi largohet nga Juventusi

Juventusi ka probleme me rinovimin e lojtarëve, kontratat e të cilëve iu skadon në fund të sezonit.

Pas yllit argjentinas Paulo Dybala, negociatat për kontratën me Federico Bernardeschi u bllokuan.

Mësohet se anësorit italian, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, i është ofruar një pagë më e ulët se kontrata aktuale. Mësohet se Juventusi i ofroi një kontratë të re lojtarit 28-vjeçar, i cili fitonte 7 milionë euro në vit.

Sipas lajmeve të Calciomercato.com, Federico Bernardeschi nuk po mendon ta pranojë këtë kontratë dhe do të ndahet me Juventusin në fund të sezonit.

Federico Bernardeschi kontribuoi me 1 gol dhe 6 asistime për skuadrën e tij në 26 ndeshje zyrtare për Juventusin këtë sezon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dafina Zeqiri shpërthen ndaj ndjekësit që ofendoi Beatrix Ramosaj

Story i radhës

Shtrenjtimi i karburanteve ul konsumin, nga Korça dhe Gjirokastra vijnë shembujt e kursimit

Të fundit nga