shtohet bilanci i aksidenteve shkak shkelja e rregullave te qarkullimit perdorimi i telefonit dhe alkoolit ne timon 695c140389c74

Shtohet bilanci i aksidenteve, shkak shkelja e rregullave të qarkullimit, përdorimi i telefonit dhe alkoolit në timon

January 5, 2026
1 minut lexim

Orë pa gjumë, një gotë alkooli, apo një shpërqendrim nga celulari shpesh janë arsye për aksidente fatale sidomos në raste festash.

Edhe këtë fillim viti situate e aksidenteve nuk është aspak pozitive. Në vetëm 5 ditët e para të këtij viti janë shënuar 5 aksidente me 8 viktima

3 të rinj nga mosha 24-27 vjeç humbën jetën në orët e para të 2026 në aksin Gjirokastër-Tepelenë pasi makinat e tyre u përplasën me njëra tjetrën. Një ditë më vonë në Lezhë një çift bashkëshortësh humbën jetën pasi makina e tyre u përplas me një tjetër në aksin Lezha- Mabë. Ndërsa një familje me 4 anëtarë mes tyre 2 fëmijë mbetën të lënduar.  Aksidente të tjera me vdekje janë shënuar në Durrës dhe në Elbasan ku viktima kanë mbetur 3 këmbësorë.

“Trafiku i rënduar bën që çdo përdorues ta ketë të vështirë të ruajë statusin e vet në rrugë.  Ndryshimi i korsisë në mënyrë jo korrekte dhe mënyra e lëvizjes jo në përputhje me karakteristikat teknike dhe gjometrike të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar sjellin aksidente rrugore”, u shpreh eksperti rrugor,  Artur Sulce.

 Ky bilanc tragjik i javës së parë të janrit duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet por edhe për çdo drejtues mjeti që ta shohin rrugët jo  thjesht asfalt dhe semaforë, por terren ku duhet të lëvizësh duke zbatuar rregullat që mbrojnë jetën tonë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

formula 1 mercedes mesohet data kur do zbulohen imazhet e para te makines w17 695c1354b8e6c
Lajmi i mëparshëm

Formula 1/ Mercedes, mësohet data kur do zbulohen imazhet e para të makinës W17

zeqiraj humbja e ldk se ishte e shmangshme pergjegjesia kerkon riorganizim te thelle 695c145e5e382
Lajmi i radhës

Zeqiraj: Humbja e LDK-së ishte e shmangshme, përgjegjësia kërkon riorganizim të thellë

Të fundit nga

ShkoLartë