Shtetet nuk kanë as miq e as armiq të përhershëm, po kanë interesa – të përhershme

April 27, 2022
min lexim

– A është kjo maksimë e ardhur prej lashtësisë së mendimit politiko – shtetëror , faktorë përcaktues në raportet mes shteteve moderne edhe sot?.

– Konflikti aktual Rusi – Ukrainë dhe rrjedha e tij , veç po i shpërfaq interesat e kundërta shtetërore mes fqinjit tonë verior – Serbisë dhe aleatit e përkrahësit të saj tradicional deri tash – Rusisë.

– Cilat mund të jenë interesat e përhershme të shteteve shqiptare dhe faktorit shtetformues shqiptarë?.

Shtetet janë të prirura që të ndjekin interesat e përhershme të tyre qofshin ato interesa: politike, të sigurisë , ekonomike, tradicionale etj.
Që prej ekzistimit të tyre si shtete të organizuara , këto interesa i kanë determinuar edhe raportet mes tyre si: aleancat ushtarake, ekonomike dhe pērkrahjet shpesh jetike për ekzistencën e këtyre shteteve.
Po këto interesa të përhershme shtetërore i determinojnë edhe zbehjen e raporteve , çarjet dhe interesa të kundërta sipas orientimit të tyre.

Konflikti aktual Rusi- Ukrainë dhe rrjedha e tij, shpërfaqi edhe interesat kontradiktore mes Serbisë dhe aleatit e përkrahësit tradicional të saj – Rusisë
Përderisa Serbia e gjendur në pozitë të vështirë : derisa si aspirantë për rrugën drejt – Bashkimit Europian (BE) duhet të harmonizojë edhe politikën edhe interesat e saj.

-Që në këtë rast është : dënimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë edhe nga Serbia – pra dënimi i politikës së aleatit tradicional të saj- Rusisë. Vlen të theksohet përkrahja e sovranitetit të Ukrainës nga Serbia . Derisa e dimë se ende po kjo – Serbia e mban Kosovën në kushtetutë pra si pjesë të saj.
Rusia nga ana tjetër e përmend gjithnjë e më shpesh – pavarësinë e Kosovës (realitetin ) duke dashtë të tërheq paralele mes saj dhe rajoneve të pushtuara në Ukrainë si : Krime e Donbas për ti legjitimuar ato.

Edhe pse këto paralele nuk qëndrojnë në asnjë aspekt logjik ( historik, kulturor e drejta ndërkombëtare ( GJND) etj.
Kjo do të sjell në çarjen e raporteve tradicionale dhe ndarjen përfundimtare të interesave shtetërore Rusi – Serbi e që do të shihen në të ardhmen e afërt.
Si dhe harmonizimin e interesave shtetërore të Serbisë me ato të BE – së.
Në këtë drejtim vlen të ceket edhe votimi i Serbisë i rezolutës që dënon agresionin Rus në Ukrainë dhe për largimin e Rusisë nga Këshilli Evropian ( KE).

Interesat e përhershme të shteteve shqiptare ( Shqipëri dhe Kosovë) dhe komunitetit shqiptarë shtetformues (Maqedoni e gjetiu)- duhet të jet në vijë me BE – në dhe perëndimin Euroatlantik.
Zhvillimi i interesave të këtyre shteteve dhe komunitetit si: siguria, zhvillimi ekonomik, potenciali investues – si hapje më parë brenda këtyre faktorëve shqiptarë ( jo Ballkani i hapur).
E pastaj me këtë potencial të rritur drejt pozitës meritore si pjesë e BE – së dhe institucioneve Euroatlantike (NATO).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Leyla” kënga më e re nga Irkenc Hyka

Story i radhës

LIVE: Lufta po merr kahje tjetër, sulmohet depo e municioneve në Moldavi – çfarë po planifikon Rusia!

Të fundit nga

ShkoLartë