shtetet me te cilet maqedonia e veriut kryen me se shumti shkembim tregtar tre shtete jane nga rajoni 63948afdaeffc

Shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre shtete janë nga rajoni

December 10, 2022
1 minut lexim

Shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre shtete janë nga rajoni Dallimi ndërmjet importit dhe eksportit në Maqedoninë e Veriut është tepër i madh, aq sa krijohet një defit tregtar mbi 4 miliardë euro për dhjetë muajt e parë të vitit.

“Në periudhën janar – tetor të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Në eksport, pjesëmarrje më të madhe kanë: katalizatorët e transportuesve me metale fisnike ose komponimet e tyre, grupe të përçuesve 821.1 për ndezje dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë nga ulëset nga nëngrupa dhe feronikeli. Në importin më së shumti janë të përfaqësuara platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e përfituara nga mineralet bituminoze (përveç lëndës së parë) dhe produkte keramike për përdorim laboratorik, kimik dhe industrial”

Enti sqaroi që në krahasim me vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të eksportit për 21.3 për qind, ndërsa importit për 29.3 për qind.

MARKETING

RENT A CAR

azeski eshte jashte vendit per shkaqe shendetesore 639487b7989ad
Story i mëparshëm

Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

samuel dhe rekordi i pabesueshem 63948b3abdcde
Story i radhës

Samuel dhe rekordi i pabesueshëm

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë