Samuel dhe rekordi i pabesueshëm

Walter Samuel për rekord në Kupën e Botës. E dimë shumë mirë se ish-mbrojtësi i Roma-s, Inter-it dhe Real Madrid ka kohë që është tërhequr nga futbolli.

Megjithatë, në sfidën e Argjentinës të luajtur të premten në mbrëmje kundër Holandës, ish-Muri, pjesëtar i stafit teknik të Albiceleste-s, ka arritur të jetë protagonist.

Në çfarë mënyre? Me një karton të verdhë… Po, sepse atë dëshirë të madhe me të cilën luante në fushë, ai kërkon t’ua përcjellë lojtarëve në fushë dhe ndonjëherë e ka të vështirë të përmbahet.

Në ndeshjen kundër holandezëve në çerekfinalet, në fakt, ish-mbrojtësi ka marrë një karton të verdhë pak minuta pas fillimit të ndeshjes.

Siç kanë vënë në dukje mediat eksperte për statistikat për të bëhet fjalë për një të dhënë shumë kurioze.

Kanë kaluar 20 vite nga kartoni i tij i parë i verdhë i marrë në një botëror. Në kore dhe Japoni, kundër Nigerisë, më 2 qershor 2022, ka marrë kartonin e tij të parë në një Kupë të Botës.

Tani, pas njëzet vitesh, në Katar 2022, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.  Edhe pse nuk luan më dhe tani është i ulur në stol i pjesëtar i stafit teknik të Scaloni-t, rezultati nuk ndryshon për ish-mbrojtësin historik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre shtete janë nga rajoni

Story i radhës

Vrasësi i dyfishtë nekrofil, David Fuller dënohet me burgim të përjetshëm për abuzim seksual të 23 grave të tjera të vdekura

Të fundit nga