Azeski është jashtë vendit për shkaqe shëndetësore

Shkup, 10 dhjetor – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut informon se kryetari i Odës, Branko Azeski, aktualisht ndodhet jashtë vendit për shërim nga një reaksion akut nga sëmundje kronike, nga e cila vuan prej disa vitesh.

 

“Për shkak të spekulimeve që dolën në opinion, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ju njofton se kryetari i OEMV-së Branko Azeski për momentin ndodhet jashtë vendit për sanimin e reaksionit akut nga sëmundja kronike nga e cila vuan prej disa vitesh. Kryetari Azeski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në proces të shërimit të shpejtë. Pritet që ai t’i kthehet detyrave të tij sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e Odës.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Trepça – Prishtina, orari i finales së madhe në Superkupë

Story i radhës

Shtetet më të cilët Maqedonia e Veriut kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre shtete janë nga rajoni

Të fundit nga