Shi e bubullima, ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Të reshurat e shiut që kanë filluar gjatë natës, pritet të vazhdojnë deri në mbrëmje sot.

Periudhë pak më stabile parashihet nga dita e diel, kur do të ketë më shumë intervale me diell, e temperaturat shënojnë rritje deri në 22C e 23C, ndërsa deri të martën edhe në 24C e 25C. 

“Orëve të pasdites mbeten kushte që përreth viseve malore të zhvillohen rrebeshe të shkurta shiu.  Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C”, thuhet në njoftim.

Psa periudhës stabile në fillim të javës së ardhshme, nga pjesa e dytë sërish pritet të rikthehen të reshurat e shiut, të mërkurën e të enjten në formë rrebeshesh dhe bubullima. Temperaturat pritet të pësojnë rënie në 15C e 17C.  Reshjet e shiut mbeten si mundësi edhe të shtunën e ardhshme, ndërsa e diela me më pak gjasa për të reshura.

“Në javën pas 13 majit, vazhdojnë të shfaqen sinjale për mot të paqëndrueshëm, ku nuk mungojnë periduhat me shi, kryesisht orëve të pasdites, por temperaturat luhaten më afër vlerave mesatare, ndërmjet 20C e 24C, ato maksimale, e minimale 9C deri 11C.  Një gjysmëmujor maji tipik, me mot të ndryshueshëm, dhe jo shumë temperatura të larta”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

LIVE: ‘Çmendet’ Rusia, ja çka i ndodhi dronëve rusë posa u lëshuan në sulm në Ukrainë

Story i radhës

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Të fundit nga