shtetet e bashkuara dergojne ekipe te kerkim shpetimit per ti asistuar koleget ne turqi 63e18241ac7b3

Shtetet e Bashkuara dërgojnë ekipe të kërkim-shpëtimit për t’i asistuar kolegët në Turqi

February 6, 2023
1 minut lexim

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike, në ditën kur Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet tejet i fuqishëm.

Biseda telefonike është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, dhe vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do ta ndihmojnë Turqinë në tejkalimin e krizës – duke e asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit me ekipet amerikane që tashmë janë nisur për në Turqi.

Shtetet e Bashkuara gjatë ditës premtuan dërgimin e 79 pjesëtarëve të specializuar në operacione të kërkim-shpëtimit, që do të asistojnë kolegët e tyre në Turqi.

Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar sot në telefon me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ku diskutuan për tërmetin që i mori jetën mbi 3.500 personave.

Ndryshe operacioni për shpëtimit e personave që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura po vazhdon edhe në këto orë të vona, ku temperaturat kanë rënë nën zero dhe po ua vështirësojnë punën në terren.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shqiperia si rusia shperthen dash shehi administrata me patronazhiste 63e17ccb4a307
Story i mëparshëm

Shqipëria si Rusia/ Shpërthen Dash Shehi: Administrata me patronazhistë

si ndryshon personaliteti yne gjate viteve 63e1849e43e65
Story i radhës

​Si ndryshon personaliteti ynë gjatë viteve

Të fundit nga

ShkoLartë