Rreth shtatë komuna nuk kanë librari, ndaj pajisja me libra nga vetë familjet po konsiderohet problematike. Kështu u tha në takimin e Kolegjiumit për Arsim të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Pa librari është edhe Komuna e Klinës.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Klinë, Qemajl Sejdiu tha se do të jetë vështirë që nxënësit e kësaj komune të pajisen me libra shkollorë, pasi nuk posedojnë një librari në qytetin e tyre, derisa thotë se ky vendim i MASHT-it është bërë i ditur me vonesë.
Edhe drejtori i Arsimit në Kaçanik, Zahir Doda u shpreh se e sheh si të vështirë procesin e pajisjes me libra shkollorë nga vetë prindërit, pasi tregoi se as në Kaçanik nuk ka librari.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu e lëshoi mbledhjen, pasi çështjen e librave shkollore e cilësoi si të politizuar, derisa shtoi se vendimet po ndikohen nga politika, dhe si të tilla po deklarohen.