shtate arrestime per droge brenda 24 oreve ne mbare vendin 6a1b27631ff79

Shtatë arrestime për drogë brenda 24 orëve në mbarë vendin

May 30, 2026
1 minut lexim

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar shtatë persona në lokacione të ndryshme të vendit, pasi gjatë kontrolleve dhe bastisjeve tek ata është gjetur lëndë narkotike.

Arrestime janë kryer në Strumicë, Bogovinë, Prilep dhe në disa pjesë të Shkupit, përfshirë Bit Pazarin, Gazi Babën, Qendrën dhe Aerodromin.

Në Strumicë është arrestuar një 23-vjeçar nga qyteti, tek i cili fillimisht është gjetur marihuanë, ndërsa më pas gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur edhe dy paketime najloni me marihuanë. Për rastin është njoftuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Strumicës.

Në Bogovinë, para një objekti hotelierik, policia ka arrestuar dy banorë 38-vjeçarë të fshatit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale që lidhet me prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve.

Në Prilep, në rrugën “Panko Brashnarov”, është arrestuar një 30-vjeçar nga qyteti, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.

Disa raste janë regjistruar edhe në Shkup. Në Bit Pazar është arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, tek i cili është gjetur një substancë e bardhë në formë gungash. Në zonën e Gazi Babës është arrestuar një 28-vjeçar, tek i cili është gjetur marihuanë, ndërsa në Qendër është arrestuar një 24-vjeçar, tek i cili është gjetur një substancë pluhur.

Në Aerodrom, policia ka arrestuar një shtetas 24-vjeçar të Turqisë, pasi tek ai është gjetur marihuanë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a ka genyer moza per raportin me zhakun nora malaj rrefen si i dha bekimin per tu bere pjese e ferma vip 6a1b24be052c9
Lajmi i mëparshëm

A ka gënyer Moza për raportin me Zhakun? Nora Malaj rrëfen si i dha bekimin për tu bërë pjesë e Ferma VIP

policia e arreston burrin qe dhunoj gruan dhe u filmua nga nje deshmitar okular 6a1b28b0df96c
Lajmi i radhës

Policia e arreston burrin që dhunoj gruan dhe u filmua nga një dëshmitar okular

Të fundit nga

ShkoLartë