a ka genyer moza per raportin me zhakun nora malaj rrefen si i dha bekimin per tu bere pjese e ferma vip 6a1b24be052c9

A ka gënyer Moza për raportin me Zhakun? Nora Malaj rrëfen si i dha bekimin për tu bërë pjesë e Ferma VIP

May 30, 2026
min lexim

E ftuar në “Ferma Club”, Nora Malaj ka folur për eksperiencën e Moza Ahmeti në “Ferma VIP”, duke treguar se ka qenë një nga personat që e ka mbështetur për të hyrë në format.

“Kur më tha që do hyjë te Ferma, erdhi dhe më pyeti: ‘Nora, si thua të hyj te Ferma?’ I thashë: ‘Hyr’. Më tha: ‘Vjen dhe ti me mua?’ Më pas më tha se duhej të fliste në universitet. I thashë të mos mërzitej, sepse do ta mbështesnin. Unë dhe Arjan Curri dolëm vullnetarë dhe i dhamë bekimin për të hyrë”, rrëfeu Malaj.

Sipas saj, Moza përfaqëson një brez që ka kaluar sfida të shumta dhe ka qenë gjithmonë përpara kohës së vet. “Moza përfaqëson brezin tim të viteve ’60. Ka provuar sfidat e viteve para dhe pas ’90-ës. Ka qenë avangardë kur të tjerët nuk guxonin. Ka thyer tabu në atë kohë. Ka një shpirt të lirë që i pranon të gjithë. Moza thotë gjëra që të tjerët kanë frikë t’i thonë”, u shpreh ajo.

Malaj theksoi se në fermë, Moza po shfaqet në një dimension më njerëzor. “Moza shfaqet në dimensionin njerëzor, në dimensionin e asaj që i ka munguar dhe dëshirës për të sfiduar kohën. Është midis rolit dhe realitetit. Por kjo kërkon shumë kujdes, sepse nëse kalohet masa, efekti mund të jetë i kundërt”, tha ajo.

Duke komentuar kritikat se Moza herë pas here ka shfaqur sjellje dominuese, Malaj u përgjigj: “Moza nuk ka shkuar aty për të bërë leksione komunikimi. Kur të tjerët e kalojnë masën, ose hesht, ose ua kthen me të njëjtën gjuhë. Këta njerëz janë prej mishi dhe gjaku. Aty shihen në të gjitha dimensionet. Ajo e kupton edhe kur gabon”.

E pyetur për raportin mes Mozës dhe Zhaku dhe nëse Moza ka qenë e sinqertë kur tha se nuk njiheshin nga jashtë, Malaj u shpreh: “Këtë nuk di ta them. Ajo mund ta ketë në konceptin që nuk e ka mike. Nëse themi që e kemi të njohur është ndryshe. Mik është fjalë e madhe. Nëse Moza e ka thënë në kontekstin e miqësisë, nuk gënjen. Në kontekstin e njohjes, mund të ketë gënyer ”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

iran pas nderprerjes liria e internetit nuk eshte kthyer 6a1b23f207a26
Lajmi i mëparshëm

Iran: Pas ndërprerjes, liria e internetit nuk është kthyer

shtate arrestime per droge brenda 24 oreve ne mbare vendin 6a1b27631ff79
Lajmi i radhës

Shtatë arrestime për drogë brenda 24 orëve në mbarë vendin

Të fundit nga

ShkoLartë