Shqiptari nga Ukraina tregon si është situata atje: Familjet ende në “zonën e kuqe”

February 12, 2022
min lexim

Vetëm pak kohë duket se e ndan Ukrainën nga një pushtim i mundshëm nga Rusia. Sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë.

Ndërkohë në Ukrainë ka mijëra shqiptarë të cilët tashmë janë bërë shtetas ukrainas të cilët po preken nga trazirat e fundit mes gjeopolitikave globale. Ata janë shprehur të gatshëm të dalin dhe të luftojnë nëse është nevoja, kundër pushtimit rus.

“Nëse situata e kërkon, shqiptarët do të luftojnë”, kështu shprehet Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”.

 Në një intervistë për Abc, Dermentli shprehet se situata është shumë e tensionuar megjithatë sipas tij, shqiptarët nuk kanë frikë nga situata aktuale. Dermentli shprehet se shumë pranë zonës së konfliktit ku edhe janë dislokuar mijëra ushtarë rus, ka prani të shqiptarëve. Ai pohon se janë përkatësisht 20 familje shqiptare që jetojnë në zonën e Donetskut. Ata ende nuk janë larguar nga banesat e tyre, megjithëse SHBA ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të ndodh pushtimi rus.

Dermentli mes të tjerash shpjegon se do ishte një veprim i drejtë që shqiptarët të mund të ktheheshin në Shqipëri në rast të një lufte. Ndërkohë ai shton se nëse do të fillojë sulmi do të mendojë si të strehojë në një vend të sigurt familjarët e tij.

Intervista:

Gazetari: Si është gjendja aktualisht aty? A ka trazira? A keni frikë për situatën aktuale?

Aleksandër Dermentli – Situata është e tensionuar, por për momentin nuk ka trazira. Nuk kemi frikë nga situata aktuale.

Gazetari: A morën pjesë shqiptarët në marshimin që u bë në Kiev, kundër luftës?

Aleksandër Dermentli – Jo, në dijeni time, shqiptarët nuk morën pjesë.

Gazetari: Nëse Rusia pushton Ukrainën cili është veprimi i parë që do ndërmerrni?

Aleksandër Dermentli – Pikësëpari do të mendoj se si t’i evakuoj fëmijët. Më pas të moshuarit dhe gratë për t’i çuar në një vend të sigurt.

Gazetari: Në intervistën e parë që kemi bërë së bashku, ju thatë që ka disa familje shqiptare pranë zonës së konfliktit. A ndodhen ata ende atje, apo kanë ikur?

Aleksandër Dermentli – Ende askush nuk është larguar nga atje. Askush nuk është larguar ende nga shtëpitë e tyre.

Gazetari: Çfarë kanë deklaruar autoritetet e Ukrainës për situatën aktuale, cila është thirrja e tyre për popullin?

Aleksandër Dermentli – Thirrja kryesore është të mos bëhet panik.

Gazetari: Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje shqiptarëve që të largohen nga Ukraina, a keni pasur komunikim me ndonjërin prej tyre?

Aleksandër Dermentli – Po, por ky informacion është i mbyllur.

Gazetari: Çfarë pasojash mund të ketë për shqiptarët nëse situata shkon në luftë?

Aleksandër Dermentli – Kjo luftë do të na bashkojë dhe do të na bëjë më të fortë.

Gazetari: A e mendoni kthimin në Shqipëri për shkak të luftës?

Aleksandër Dermentli – Po. Do të ishte e drejtë.

Gazetari: Kemi parë raportime ne media që kemi një armatim të qytetarëve, sa i vërtetë është ky fakt?

Aleksandër Dermentli – Po, është me të vërtetë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Mund të ketë surpriza në çdo kohë”, Zelensky: Ukraina po kërkon zgjidhje diplomatike

Story i radhës

Mbi 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës, cilat janë tre frontet e Rusisë

Të fundit nga

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit
ShkoLartë