Shqiptarët e RMV-së edhe me një parti politike!!!

1 minut lexim

Në opinion tash e disa muaj po përflitet se skenës politike, përkatësisht bllokut politik shqiptar do t’i shtohet edhe një parti e re politike, shkruan infomagazin.net

Këto zëra janë aktualizuar sërish tani pas përjashtimit të deputetit Skender Rexhepi Zejd nga partia amë Alternativa.

Nëpër rrjetet sociale ditëve të fundit përkrahësit e Rexhepit kanë filluar të propagandojnë se së shpejti do të dëgjohet “Zani i Popullit” edhe atë sipas tyre më i fuqishmi deri më tani.

Kujtojmë se me parullën “Zani i Popullit” gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti u prezantua para votuesve të tij në njësinë zgjedhore numër 1.

Parulla “Zani i Popullit” me fytyrën e Mexhitit vazhdon të qëndroj nëpër muret e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe rrugët e Çairit.

A do të thotë kjo se ish deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd dhe deputeti rebel i BDI-së, Izet Mexhiti po i bashkojnë forcat e tyre për të hapur një parti të re politike edhe atë pikërisht me emrin “Zani i Popullit”?!

Burimi: infomagazin.net

Story i mëparshëm

Shtetasi i Maqedonisë me Audi Q7 përfundon në lumin Bosnja të Dobojit (video)

Story i radhës

Dauti: Të jesh kundër Ballkanit të Hapur dhe të importosh 300 milionë mallëra serbe

Të fundit nga