Shqipëria mundet në sfidën e dytë të kualifikueseve nga Skocia

March 11, 2022
1 minut lexim

Shqipëria U-17 për femra ka zhvilluar këtë të premte ndeshjen e dytë në raundin kualifikues të Evropianit të moshës U-17 ndaj Skocisë, që u fitua nga vajzat skoceze me rezultatin 6-0. Kjo sfidë u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola e nisi lojën me këtë formacion: Synaj, Tori, Maxhalaku, Bilinishta, Vasa, Methoxha, Borci, Kodra, Cenaj, Reshiti dhe Habili.

Pjesa e parë ka qenë mjaft e bukur dhe me raste për shënim nga të dyja skuadrat, teksa Skocia ka qenë më superiore, por pa mundur të zhbllokojë rezultatin.

Në minutën e 66-të skocezet kalojnë në avantazh me Laura Berry-n, e cila zhbllokoi rezultatin. Goli ka motivuar skocezet që arrijnë të shënojnë edhe tre gola të shpejtë (71’, 74’ dhe 79’) me të njëjtën autore, Laura Berry.

Vajzat kuqezi provojnë të reagojnë, por pa mundur të thyejnë dot mbrojtjen skoceze, ndërsa në minutat shtesë Jodi Mcleary realizon golin e pestë (93’) dhe Emma Watson shënon nga pika e bardhë e 11-metërshit golin e gjashtë, duke fiksuar rezultatin përfundimtar në shifrat 6-0 për Skocinë, që merr fitoren e dytë në Grupi 3.

Në ndeshjen tjetër të Grupit 3 të luajtur po sot në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës, Azerbajxhani U-17 u mund nga Maqedonia e Veriut U-17 me rezultatin 3-0. Golat e sfidës u shënuan nga Ilievska (27’), Nastovska (39′) dhe Gjorgjieva (90′). Aktualisht , grupin 3 të Ligës B e kryeson Skocia me 6 pikë e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me 3 pikë secila, ndërsa Azerbajxhani nuk ka asnjë pikë.

Skoci U-17 – Shqipëri U-17 6:0

Golat: Berry 66’, 71’, 74, 79’, Mcleary 93’, Watson 95’ (11-m).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çmimet arrijnë kulmin, deputetët nuk zbresin nga makinat

Story i radhës

Si të ndërtoni një jetë më të lumtur duke menduar për të ardhmen?

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë