shqiperia kerkon revolucion perfundon protesta e 60 te kunder qeverise qytetaret pas dy muajsh qendrese neser me shume rama jep doreheqjen 6a6a75d141c0a

“Shqipëria kërkon revolucion!”- Përfundon protesta e 60-të kundër qeverisë, qytetarët pas dy muajsh qëndresë: Nesër më shumë! Rama jep dorëheqjen

July 29, 2026
1 minut lexim

Pas dy muajsh protestash të përditshme, qytetarët kanë mbyllur mbrëmjen e sotme protestën e 60-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e tij.

Protesta e radhës u shoqërua si çdo natë me marshim nëpër rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe brohoritën kundër qeverisë, ndërsa në fund të tubimit organizatorët bënë thirrje për vijimin e rezistencës edhe në ditët në vijim.

“Shqipëria kërkon revolucion!”, ishte një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës, ndërsa qytetarët përsëritën edhe sloganin: “Rama jep dorëheqjen!”

Në përfundim të tubimit, nga sheshi para kryeministrisë u bë thirrje që qytetarët të rikthehen sërish në shesh ditën e nesërme, me mesazhin: “Nesër më shumë!”

Prej 60 ditësh, protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e Edi Ramës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu per sinanin kur kosova mori armet erdhi ku ishte thirrja e vertete 6a6a75547605f
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu për Sinanin: Kur Kosova mori armët, erdhi ku ishte thirrja e vërtetë

shtate te vdekur nga rrezimi i nje helikopteri zjarrfikes ne argjentine 6a6a76308ed31
Lajmi i radhës

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri zjarrfikës në Argjentinë

Të fundit nga

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

MPB Maqedoni njofton se dje (28.07.2026), në orën 19:55, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare të Liqenit të Ohrit në Ohër u lajmërua se dy persona, të cilët po lundronin me dërrasa
ShkoLartë