haxhiu per sinanin kur kosova mori armet erdhi ku ishte thirrja e vertete 6a6a75547605f

Haxhiu për Sinanin: Kur Kosova mori armët, erdhi ku ishte thirrja e vërtetë

July 29, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar në 25-vjetorin e rënies çlirimtarin e tri luftërave, Tahir Sinani.

“Në Divjakë stërviti djem që kurrë nuk kishin mbajtur pushkë në dorë dhe i priu Njësisë Speciale ‘Arbëri’ në aksionet e para. Më pas, në krye të Zonës Operative të Pashtrikut, dha kontribut vendimtar në Operacionin ‘Shigjeta’. Ishte komandant që nuk fliste shumë, por që qëndronte i pari në vijë dhe i fundit që tërhiqej. Pas çlirimit nuk u ndal. E vazhdoi rrugën e tij prej çlirimtari, duke kontribuar fillimisht në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), e më pas si komandant i Brigadës 116 ‘Xhemë Gostivari’ të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka deklaruar se në secilën prej tri luftërave, Sinani ishte në vijën e parë dhe kurrë nuk kërkoi të kursehej.

Haxhiu më tej ka theksuar i se ai la pas shembullin e një komandanti të vendosur, strategu të aftë dhe luftëtari të palëkundur, i cili ia kushtoi jetën idealit të lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpetohen 2 persona ne liqenin e ohrit 6a6a5eceed494
Lajmi i mëparshëm

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

shqiperia kerkon revolucion perfundon protesta e 60 te kunder qeverise qytetaret pas dy muajsh qendrese neser me shume rama jep doreheqjen 6a6a75d141c0a
Lajmi i radhës

“Shqipëria kërkon revolucion!”- Përfundon protesta e 60-të kundër qeverisë, qytetarët pas dy muajsh qëndresë: Nesër më shumë! Rama jep dorëheqjen

Të fundit nga

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

MPB Maqedoni njofton se dje (28.07.2026), në orën 19:55, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare të Liqenit të Ohrit në Ohër u lajmërua se dy persona, të cilët po lundronin me dërrasa
ShkoLartë