shtate te vdekur nga rrezimi i nje helikopteri zjarrfikes ne argjentine 6a6a76308ed31

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri zjarrfikës në Argjentinë

July 29, 2026
1 minut lexim

Shtatë persona humbën jetën pasi një helikopter për shuarjen e zjarreve u rrëzua të mërkurën në provincën perëndimore San Juan të Argjentinës, njoftuan autoritetet lokale.

Helikopteri i tipit Bell 412 përdorej për luftimin e zjarreve pyjore në parkun natyror Ischigualasto të provincës San Juan.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për aksidentin me helikopter që ndodhi në provincën tonë, ku fatkeqësisht humbën jetën shtatë persona”, shkroi në platformën X guvernatori i San Juanit, Marcelo Orrego.

Sipas tij, viktimat përfshijnë zjarrfikës, pjesëtarë të policisë dhe personel të mbrojtjes civile.

Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se helikopteri humbi kontaktin me bazën të mërkurën në mëngjes.

Sipas një deklarate zyrtare, ai ishte nisur drejt provincës fqinje La Rioja për të ndihmuar në kontrollin e një zjarri pyjor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperia kerkon revolucion perfundon protesta e 60 te kunder qeverise qytetaret pas dy muajsh qendrese neser me shume rama jep doreheqjen 6a6a75d141c0a
Lajmi i mëparshëm

“Shqipëria kërkon revolucion!”- Përfundon protesta e 60-të kundër qeverisë, qytetarët pas dy muajsh qëndresë: Nesër më shumë! Rama jep dorëheqjen

imerlije saliu opozita erdhi per spektakel dhe u largua nga seanca 6a6a79a8ad0e2
Lajmi i radhës

Imerlije Saliu: Opozita erdhi për spektakël dhe u largua nga seanca

Të fundit nga

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

MPB Maqedoni njofton se dje (28.07.2026), në orën 19:55, në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare të Liqenit të Ohrit në Ohër u lajmërua se dy persona, të cilët po lundronin me dërrasa
ShkoLartë