Shqipëria fikson dy miqësore me Kosovën U-15 në qershor

June 2, 2022
1 minut lexim

Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën U-15 në muajin qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kosovës që këto dy miqësore të luhen në stadiumin e ri “Kukës Arena” më datat 16 dhe 18 qershor.

Ndeshja e parë do të nisë në ora 17:30, njësoj si edhe sfida e dytë që do të startojë në të njëjtin orar. Këto dy teste janë mundësi shumë e mirë për trajnerin Armand Damo dhe stafin teknik të U-15-s të provojnë në ndeshje të vërtetë lojtarët më të spikatur të kësaj grup-moshe.

Stafi i Kombëtares U-15 ka zhvilluar seleksionime të shumta gjatë muajve të fundit, duke provuar lojtarë të shumtë dhe duke u dhënë të gjithë shansin për të treguar vlerat e tyre me ngjyrat kuqezi.

Në muajin maj Kombëtarja U-15 mori pjesë edhe në një turne ndërkombëtar në Bosnjë, ku ekipi kuqezi mati forcat me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Në fakt, muaji qershor do të shohë të zbresin në fushë një pjesë e madhe e ekipeve kombëtare shqiptare të angazhuar në turne zyrtarë dhe në ndeshjes miqësore. Bëhet fjalë për Kombëtaren A, U-21, U-19, U-17 dhe tashmë edhe Kombëtarja U-15.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Profesorët e UKM-së në Shkup sot protestuan për paga më të larta

Story i radhës

​Jada flet për bashkëshortin Will Smith që goditi shuplakë Chris Rock

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë