Gjatë të paktën 78 vjetëve është bërë e dukshme, e kuptueshme, e pafshehshme…se “populli i majtë”, me fjalë e vepra, ka qenë dhe është i lidhur si mish e thua apo si bythë e brekë me partinë e tij të zemrës, me tri emra, por e njenjtë për nga mendja, punët, veset, huqet, shpirti, zemra… Prej 78 vjetësh vazhdojnë ta duan, mbështesin, votojnë…si skllevër apo ushtarë edhe pse, edhe shumicës së të majtëve, ashtu si shumicës së shqiptarëve, u ka nxirë jetën dhe Shqipërinë, sa të kenë një thes me probleme edhe për bukën e gojës e të mos jenë në gjendje t’i mbajnë fëmijët pranë vetes, por t’i nisin emigrantë për në vende të Perendimit kapitalist apo të djathtë.
Pjesa “e majtë” e shqiptarëve nuk e çojnë ndërmend as t’i kritikojnë, as t’i shajnë, as t’i mallkojnë… partinë dhe kryetarët e saj të zemrës…Vetëm vazhdojnë t’i duan “marrëzisht” më shumë se veten, familjet e tyre, kushurinjtë, komshijtë, shokët dhe miqtë, se sa krejt Shqipërinë. Arësyet e kësaj “dashurie të verbër” apo “vetëskllavërie të çmendur” janë të shumta e për t’i trajtuar me një libër. Sot po ndalem vetëm tek njera. Për fatin e keq të shumicës së të tyre e të shumicës së popullit, “të majtët” sikur u mësuan keq me Enverin dhe Ramizin dhe diktaturën e tyre 47 vjeçare! Kur ra diktatura, shumë nga komunistët fanatikë, enveristë, me tesera “socialisti” apo edhe “komunisto- socialistë pa tesera, por me zemër, ideal, votë… e kaluan lumin apo u justifikuan me shprehjet “nuk kishim informacion për jetën në Perëndimin Kapitalist…” Enveri të vriste po ta kundërshtoje…”! Na duhej të mendonim edhe për bukën e gojës, edhe për kokën tonë, edhe të fëmijëve…”!
Po, këta 9 vjet të mbretërimit të Edi Ramës, kur kanë informacion të bollshëm nga fëmijët emigrantë e nga sytë e tyre, kur kanë shkuar me javë e muaj tek ata, për jetesën, pagat, pensionet, politikën sociale, mirëqenien…, në vendet ku qeverisin më së shumti parti të djathta e kur kjo qeverisje po ua bën për ditë e më shumë ferr jetën dhe Shqipërinë shumicës së shqiptarëve, përse vazhdojnë ta mbështesin e mbrojnë Rama- qeverinë??? Aq më tepër, kur Rama, jo për ta lavdëruar, por për të mos ia ngrënë hakën, nuk të vret për kritika e kundërshtime, si Enveri???!!! Kur do ta “kuptojnë” apo “binden” enveristo- komunisto- socialisto- edramistët nga veprat 78 vjeçare, të pafshefshme me të gjitha gjethet e fiqve të Shqipërisë e me të gjitha letrat e pikturave të përfunduara apo të hedhura të zhubrosura e shklyera në koshat e plehrave, të Edi Ramës, se sa shumë gjëma u kanë bërë vetes, familjeve, shumicës së vendit apo popullit??? Edhe më troç apo më SHQIP: deri kur do vazhdojnë ta mbajnë PS- në, PD- në, pozitën, opozitën, shoqërinë civile, mediat, krejt SHQIPËRINË…, peng apo robinjë të gjasme të majtës së tyre???!!!
Kur do të kuptojnë dhe pranojnë burrërisht apo shqiptarisht se Rama-parti-qeveria është E MAJTË po aq sapo lind nga një nënë shqiptare një foshnje, i majtë e i djathtë, në maternitetet apo shtëpitë e lindjeve në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Ulqin…??? Se Rama-parti-qeveria, nëpërmjet “Ballkanit të hapur”(Serbisë së madhe apo Rusisë në Ballkan) po rilind këto vitet e fundit me Vuçiçin…, “vëllazërinë” apo dashurinë e parë të Enverit me Titon, Miladinin, Dushanin…???
14-18 BURRA dhe GRA shumë më të aftë, më të përgjegjshëm, më të ndershëm, më njerëzorë, më SHQIPTARË…se këta të Rama- qeverisë janë me dhjetra apo edhe me qindra, edhe tek vetë E MAJTA, edhe në “POPULLIN GRI”, edhe në DIASPORË, edhe mes “POPULLIT TË VËRTETË OPOZITAR”…! Deri kur do të kapen si i pragmbyturi në një lum tek një fije bari tek ballizmi dhe kolaboracionizni i “të djathtës” më 1939- 1944, pra për vetëm 5 e për përzgjedhje, qoftë edhe të gabuar mes dy të këqijave, kur partia e tyre apo “e majta” e tyre e zemrës, ka 81 vjet që i ka shkaktuar shumicës së Shqipërisë dhe shqiptarëve një mal me të këqija???
Kur ka qenë “motër” dhe “bashkëpunëtore” e zellshme dhe vetësakrifikuese absurde, deri në vetëmohuese, për 81 vjet me jugosllavët apo serbët, me rusët, kinezët, me mijëra gjasme marksistë- leninistë…nga mbarë bota, që vinin në Tiranë për përralla, turizëm, qejfe, dashuriçka… e punë të kota??? Së fundi, kur kartën apo damkën propagandistike të “filoamerikanizmit” ia hoqën me duart e tyre “të djathtës” dhe prej 25 vjetësh ia kanë vënë në ballë, gojë, gjokse…”të majtës”, domethënë…vetvetes???!!!
Edhe një sqarim: natyrisht as mohohen dhe as zvoglohen fajet dhe përgjegjësitë e PD- së dhe “të djathtës”, gjatë 13 vjetëve të qeverisjes së saj, ndërsa ” e majta” ka mbretëruar prej 65 vjetësh, me pushtetin ekonomik në duar e xhepa, edhe gjatë 13 vjetëve të Saliut!!!??? Vetë PD, pra, pa përjashtuar edhe Saliun dhe Bashën, ka qenë dhe është peng apo robinjë e “të majtës”. Edhe një kujtesë: nuk i përdor rastësisht thonjëzat…në fjalët “e majtë” dhe “e djathtë”! Në Shqipëri, për fatin tonë të keq, në këta 81 vjet, i kemi pseudo apo gjasme shumë gjëra! Këtu mund të kërkohen arësyet edhe përse jemi në këtë gjendje katastrofike apo mjerane!
Ju lutem, mos më keqkuptoni e më mirëkuptoni!
Nuk jam shprehur e nuk jam për rotacion mekanik apo symbyllas të majtë- të djathtë… Jam shprehur për një qeverisje mikse, jo partiake, me 14- 18 BURRA e GRA jo nga PS, PD, LSI…, por me ata, në Shqipëri e DIASPORË, që janë vërtetë SHQIPTARË, TË MAJTË, TË DJATHTË, TË PAVARUR, TË NDERSHËM, TË AFTË, KURAJOZË për t’u thënë kryetarëve JO, kur gabojnë e nuk janë dakord me vendime e përzgjedhje të tyre arbitrare! Natyrisht, edhe jo me pseudonimsa e spiunë të shumë padronëve!