Shpirti luftarak i Ukrainës liridashëse! Cila është e vërteta për ushtarët…

October 31, 2022
min lexim

Cila është e vërteta për ushtarët dhe civilët ukrainas , përderisa ata përballojnë me përpikëri të gjitha streset ç’njerëzore që u sjell lufta?
Është kjo pyetja e Erik Elden, oficer i lartë i shtabit në Shkollën e Taktikave dhe Operacioneve të Ushtrisë në Shkollën e Armëve të Ushtrisë!

As ushtarët ukrainas dhe as popullata civile ukrainase nuk tregojnë shenja të heqjes dorë nga kjo luftë e drejtë!
Ne te kunderten, Presidenti Zelenskyy thotë se Ukraina nuk do të dorëzohet derisa të rimarrë gjithçka që Rusia ka pushtuar, përfshirë Krimenë dhe pjesët e Donbasit që Rusia mori në 2014, beteja mes ukrainasve dhe rusëve do të vazhdojë.

Çfarë i motivon ata për këto përpjekje mbinjerzore dhe sakrifica? Morali luftarak!

Përgjigja është komplekse dhe përfshin vullnetin për t’u mbrojtur dhe vullnetin për të luftuar.
Gatishmëria për të mbrojtur është vullneti kolektiv i një kombi dhe popullatës për të mbrojtur vendin me mjete ushtarake dhe joushtarake.

Gatishmëria për të luftuar, ose morali luftarak, është motivimi i brendshëm që nxit dhe stimulon ushtarët dhe udhëheqësit në betejë dhe që i bën ata që me plot dëshirë të rrezikojnë jetën e tyre së bashku me shokët e tyre ushtarë.
Oficeri dhe teoricieni ushtarak prusian Carl Von Clausewitz shkroi në veprën e tij “Për luftën” (1832) se shpirti luftarak mund të vijë nga një sërë fitoresh ose një seri përpjekjesh të vështira, sepse ushtari është po aq krenar për të dyja.(…)
Rusët janë ende në kontroll të zonave të mëdha të tokës ukrainase, por nga fundi i marsit e deri më sot, forcat ukrainase kanë arritur të rimarrin gjithnjë e më shumë zona dhe vazhdojnë të çlirojnë vendbanimet ukrainase për çdo ditë që kalon.

Në javët e fundit, ne kemi parë disa shembuj të ushtarëve rusë që po ikin në panik nga zhurma e një sulmi ukrainas që po u afrohej.

Vullneti rus për të luftuar bazohet kryesisht në detyrimin dhe frikën. Ushtarët rusë përgjithësisht trajtohen keq, ata dënohen rëndë nëse bëjnë diçka tjetër nga ajo që janë urdhëruar të bëjnë, dhe ushtarët e rinj mund të përjetojnë keqtrajtim nga shokët e tjerë ushtarë.

Udhëheqësit përdorin kërcënimet dhe ndëshkimet si mjete për të ndërtuar respekt dhe disiplinë.
Ushtarët të cilët dezertojnë rrezikojnë dënime të rënda burgimi ose edhe më keq.
Lufta ekzistenciale për Ukrainasit, është alternativa e vetme!Ushtarët luftojnë për atdheun, shtëpitë, të afërmit dhe familjet e tyre, sepse rrezikojnë të humbasin gjithçka.

Putini po përpiqet të krijojë një pamje të rrejshme,se “Rusia rrezikon të sulmohet nga NATO-ja dhe se lufta në Ukrainë është një luftë ekzistenciale për Rusinë”, por në të njëjtën kohë ai nuk dëshiron ta quajë atë luftë.
Vullneti rus për të luftuar bazohet në frikën e ndëshkimit dhe vetëm pak e përjetojnë luftën si ekzistenciale.(…)
Ka arsye për të besuar se uniteti ushtarak ukrainas, me popullatën është më i fortë se sa për rusët të cilët dërgohen me dhunë për të okupuar fqinjët ukrainas..

Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë të mbështesim ukrainasit dhe të bëjmë atë që është e nevojshme për të treguar se ajo që po bën Putini është e papranueshme, e pa ndershme dhe tepër armiqësore ndaj sovranitetit të një shteti legjitim!

Tekstin e përshtati,
Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Down Syndrome Kosova dhe Fluidi Group nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Story i radhës

​Cardi B dëshiron së shpejti një fëmijë të tretë

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë