300 ushtare te ri do te pranohen ne arm vitin e ardhshem paralajmeroi misajllovski 676ad8ac80958

300 ushtarë të ri do të pranohen në ARM vitin e ardhshëm, paralajmëroi Misajllovski

December 24, 2024
1 minut lexim

Modernizim dhe pranim i 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Këtë mes tjerash e paralajmëroi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, raporton Portalb.mk.

Ministri tha se nga viti i ardhshëm do të fillojnë procedurat për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesional.

“Vitin e ardhshëm do t’i publikojmë të gjitha këto të dhëna, 300 ushtarë të rinj profesional dhe çdokush që dëshiron të jetë pjesë e Armatës, kuptohet do ta shohë shpalljen dhe do të paraqitet. Në këtë mënyrë, e rrisim përfaqësimin në Armatë, por edhe e përmirësojmë gatishmërinë tonë luftarake”, tha Misallovski.

Ai tha se vendi e ka plotësuar kushtin e NATO-s që buxheti për mbrojtje të jetë minimalisht nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).

Ai mes tjerash shto se një e treta do të ndahet për modernizimin e ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundmi deklaroi se anëtarët e aleancës së shpejti do të diskutojnë rritjen e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBB-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë. Por, nga ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk, thanë se buxheti për vitin 2025 pritet të arrijë në minimalisht 2% të PBB-së për mbrojte.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare, pritet të jetë 20.450.820.000 denarë. Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2024, i njëjti pritet të rritet për 322.360.000 denarë.

Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

autoritetet amerikane i kerkuan shitjen e chrome google propozon anulimin e marreveshjeve me apple dhe prodhuesit android 676ad8a7c0be0
Story i mëparshëm

Autoritetet Amerikane i kërkuan shitjen e Chrome, Google propozon anulimin e marrëveshjeve me Apple dhe prodhuesit Android

capello analizon serine a kjo eshte skuadra favorite 676ad95c798f6
Story i radhës

Capello analizon Serinë A: “Kjo është skuadra favorite”

Të fundit nga

ShkoLartë