Shpëtim Pollozhani paralajmëron protestë për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

December 27, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani ka bërë ftesë publike për protestë më 29 dhjetor, para ambasadës serbe në Shkup, për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë në drejtim të Kosovës.

Ja ftesa e plotë e Pollozhanit:

FTESË PËR PROTESTË PARA AMBASADËS SERBE NË SHKUP

Protesta organizohet në datën 29.12.2022 në ora 13.00 Grumbullimi do të bëhet në anën e djathtë të rrugës pranë Spitalit Shtetëror në ora 12.30!

Protesta organizohet kundër vringëllimit me armë dhe grumbullimit të armëve të rrënda në kufirin verior të Kosovës.

Me këtë rast e ftojmë Shqipërinë të thërasë një nbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit pranë OKB!

I ftojmë partitë politike shqiptare, shoqatat joqeveritare dhe mbarë popullin shqiptar ti bashkëngjitet protestës.

Në emër të gjithë protestuesve;

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë, Shpëtim Pollozhani- kryetar.

Kujtojmë që ditëve të fundit po mbahen protesta para ambasadës serbe në Tiranë, ku qytetarët kanë dalë për të shprehur mbështetje për Kosovë, ku dhe dënojnë aktet destabilizuese të strukturave kriminale në veri të Kosovës të udhëzuara nga Beogradi zyrtar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Strategjia nacionale për anti-korrupsion, Ivanovska: Furnizimet publike kryesojnë me korrupsion

Story i radhës

Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës, dënohet me dy vite! FHK: Tentoi të manipuloj ndeshjen  

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë