Gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës, dënohet me dy vite! FHK: Tentoi të manipuloj ndeshjen  

Komesari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, para pak ditësh ka dënuar me dy vite ndalesë referimi gjyqtarin ndërkombëtar Ilir Krasniqi. 

Cila është arsyeja? 

“Dënohet gjyqtari Ilir Krasniqi me 200 euro gjobë dhe 2 vite mos ushtrim të asnjë veprimtarie në kuadër të FHK-së. 
Arsyetim i Komisari i Garave mori vendim duke u mbështetur në fletëparaqitjen e KH Rahovecit, ku u konstatua se gjyqtari Ilir Krasniqi përmes rrjeteve sociale tentoi të manipuloj ndeshjen Rahoveci – Vushtrria.

Kjo bie në kundërshtim me rregullat në fuqi të FHK-së dhe kodin etik të FHK-së.

Gjyqtari në fjalë ka tentuar të manipuloj ndeshjen në fjalë duke premtuar favore në kuadër të detyrës zyrtare që ka”, thuhet mes të tjera në buletinin e FHK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shpëtim Pollozhani paralajmëron protestë për të kundërshtuar kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Story i radhës

Manchester Utd i falet Rashfordit, Martialit dhe Fredit

Të fundit nga