Shpërthime dhe luftime intensive në qytetin afër Kyivit

Luftimet intensive në Mykolaiv po vazhdojnë të hënën, pasi një video tregon shpërthime të reja nga sulmet ushtarake dhe shtëllunga të mëdha tymi rreth qytetit ukrainas që ndodhet rreth 250 milje në jug të Kyivit.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove.

Në një nga videot, të marra në lagjen Korabelnyi – lagja më jugore në Mykolaiv – shihen shpërthime nga sulmet ushtarake mbi një zonë banimi. Ditët e fundit, përleshjet me zjarr midis ushtrive ukrainase dhe ruse janë përqendruar rreth bazës ushtarake në anën juglindore të qytetit.

Administratori rajonal për zonën e Mykolaiv, Vitali Kim, pretendoi se rusët po tërhiqeshin pasi humbën dy tanke në një “betejë tankesh” në aeroport. Kim tha gjithashtu se disa nga forcat ruse ishin evakuuar nga zona me helikopter. CNN nuk ka qenë në gjendje t’i verifikojë pretendimet e Kim.

Shikoni videon KËTU.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mjaft është mjaft: Serbët në Veri ose të paguajnë ose t’u ndërpritet rryma!

Story i radhës

Gabimet e zakonshme që të sapomartuarit nuk duhet t’i bëjnë kurrë

Të fundit nga