Mjaft është mjaft: Serbët në Veri ose të paguajnë ose t’u ndërpritet rryma!

Pavarësisht vendimeve të gjykatave, gjendja nuk ka ndryshuar, serbet vazhdojnë të mos paguajnë për energjinë elektrike që nga paslufta. Ndërkohë, një vendim i Gjykatës së Apelit, i pati dhënë fund praktikës që konsumatorët e pjesëve tjera të Kosovës të paguajnë energjinë për banorët serbë në veri të vendit, të cilët nuk i njohin institucionet e Kosovës dhe për këtë kompanitë që duhet të mbledhin faturat, nuk kanë qasje në atë pjesë.

Edhe Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që t’i paguhet rryma katër komunave veriore në periudhën 2012-2017, pas ankesës së Avokatit të Popullit. Madje, Gjykata e ka detyruar KEDS-in të bëjë kthimin e mbi 40 milionë eurove për t’i kompensuar dëmin konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës.

Por, kjo gjë s`ka ndryshuar asgjë gjendjen në terren. Para pak kohësh janë dhënë 11 milionë euro, në mënyrë që të kompensohen humbjet e energjisë elektrike në Veri. Pagesa do të bëhet për gjashtë muajt e ardhshëm, si një fazë transitore deri në zgjidhjen e situatës në komunat e veriut me shumicë serbe. Pavarësisht se nga KOSTT arsyetohen se “Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Ky ëjes KOSTT/ENTSO-E nuk lejohen devijimet në sistemin transmetues evropian dhe KOSTT ka për obligim që të balancojë sistemin, në të kundërtën do të ndodhin penalizime të cilat kanë kosto edhe më të larta”.

Nëse kështu qenka puna, atëherë duhet bërë zgjidhje, edhe nëse zyrtarët e BE-së për hir të proceseve thonë “mos i ngucni serbët në Veri”, pse BE nuk iu paguan pra rrymën, pasi e dashka kaq shumë stabilitetin në vend. Kjo gjë duhet zgjidhur një herë e mirë, me serbët që edhe vazhdojnë të tallen me institucioneve tona. Qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut janë duke u ngrohur edhe në ambiente të jashtme me nxemje me energji elektrike.

Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 duhet të jetë një operator që të sigurojë licencë për të operuar në Veri, megjithëse kjo është e komplikuar edhe për arsye sigurie, zgjidhja e fundit është tu ndërpritet rryma serbëve në Veri. S’mund të vazhdohet në pafundësi, është provuar në shumë forma dhe mënyra, nuk ka zgjidhje pa treguar forcën e ligjit, e që i bie kush nuk paguan s`do të ketë rrymë.

Jo vetëm kaq, por serbët duhet të paguajnë në retroaktiv të gjithë rrymën e konsumuar që 20 vjet. Derisa bota na njeh në kufijtë që i kemi, e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare të drejtën për shtet dhe pavarësi, s`kemi pse të hezitojmë për të shtrirë të gjithë autoritetin kudo në tërë territorin e vendit tonë. Ndonëse nuk është e lehtë, duhet tu jepet afat serbëve, ose të paguajnë rrymën ose s`do të kenë më energji elektrike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Debate në parlament për miratimin e rezolutës pro Ukrainës. Balla: Të shkojmë direkt në votim. Berisha: Propozim absurd!

Story i radhës

Shpërthime dhe luftime intensive në qytetin afër Kyivit

Të fundit nga